Mbappe hesht kritikët me 'dopietë', i siguron Realit 3 pikët! Fitore e rëndësishme dhe për Gironan (VIDEO)

Mbappe hesht kritikët me 'dopietë', i siguron Realit 3 pikët! Fitore e rëndësishme dhe për Gironan (VIDEO)

Mbappe duke festuar te Real Madrid

U desh të vinte java e katërt, por Kylian Mbappe në La Liga u zhbllokua me ‘dopietë’, duke i dhënë Real Madrid fitoren 2-0 kundër Betisit. Pas kritikave të pafund, për shkak edhe të përplasjeve që fliten me Vinicius, Mbappe zhbllokoi shifrat në minutën e 67 pas asistit të Valverdes.

Në vijim braziliani Vinicius fitoi një penallti, por në ndryshim nga ndeshja kundër Las Palmasit këtë herë lejoi Mbappen ta godiste. Francezi nuk gaboi dhe vulosi rezultatin përfundimtar, që e dërgon Realin në vendin e 2 me 8 pikë, 4 më pak se Barcelona kryesuese.

Fitore të rëndësishme këtë javë në La Liga mori edhe Girona, që ia doli 0-2 në transfertën e vështirë kundër Sevillias. Golat e Martin në pjesën e parë dhe Ruiz në të dytën vulosën 3 pikët.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria/ Liga e Kombeve mundësi për Kupën e Botës

Shqipëria/ Liga e Kombeve mundësi për Kupën e Botës