1558629400_lulzimbashanevore.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha u takua me militantë të PD në Vorë. Ai tha se takimi u bë në shesh për shkak se nuk kishte sallë që i mbante qytetarët e Vorës, ndërkohë që nga ana tjetër takimet e dy ditëve më parë në Durrës dhe Berat u zhvilluan në salla të mbyllura. Ajo që ra në sy ishte dhe fakti se mbështetësit e tij qëndronin të ulur në karrige të kuqe, ngjyrë e cila identifikon partitë e majta në vend.

"Më lejoni ta nis për pritjen e jashtëzakonshme me një falenderim. Dje shpresa vërshoi në Durrës, para dy ditë në Berat qytetarët e mbushur me shpresë u vendosën në krahun tonë.

Sot nga ky shesh,

Takimin e sotëm e kishim planifikuar në një shesh, por nuk ka sallë që ju merr juve", u shpreh Basha.

 


Lajmi kryesor:

Basha: Duhet një dialog gjithëpërfshirës, por pa Ramën kryeministër