Mbetje të rrezikshme
në kazanët e plehrave
Edhe pse problemi i mbetjeve spitalore prej kohësh është ngritur në media, ende situata vazhdon të mbetet e njëjtë. Në orare të përcaktuara qartë, sanitaret në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza”, hedhin mbetje të ndryshme spitalore në kazanët e mbeturinave jashtë spitalit.
TIRANE- Edhe pse problemi i mbetjeve spitalore prej kohësh është ngritur në media, ende situata vazhdon të mbetet e njëjtë. Në orare të përcaktuara qartë, sanitaret në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza”, hedhin mbetje të ndryshme spitalore në kazanët e mbeturinave jashtë spitalit. Pamjet që çdo qytetar mund të shoh çdo mbrëmje rreth orës 19:00 pranë QSUt-së është vërtet e rëndë. Në të njëjtin vend hidhen nga qytetarët produkte të konsumit të tyre të përditshëm, ndërkohë që nga sanitaret e QSUT-së hidhen produkte të ndryshme spitalore. Në varësi të orareve të mbërritjes së makinave të firmës që bën mbledhjen e mbeturinave, këto mbetje ngelen tërësisht të ekspozuara.
Më të rrezikuarit në këtë situatë janë personat që në këto kazanë, gërmojnë për të gjetur kanaçe apo materiale të cilat i grumbullojnë për ti shitur për skrap. Këto persona janë në kontakt të drejtëpërdrejtë me këto
mbetje spitalore, ndaj edhe rreziqet për infektimin dhe marrjen e sëmundjeve nga këta persona janë shumë të larta. Të njëjtin itinerar të hedhjes së mbetjeve spitalore në kazanët e plehrave e kryejnë edhe sanitaret gjatë orëve të para të mëngjesit. Rreth orës 05:30 punonjëset e QSUT-së, me karrocat e përdora për transportimin e të sëmurëve sjellin mbetjet spitalore për ti hedhur në koshat e mbeturinave.
Punonjësit e firmës private që bëjnë pastrimin e Tiranës, shprehen për Shqiptarja.com, se kjo situatë vazhdon prej kohësh pavarësisht rreziqeve. “ Ne i marim dhe i hedhim të gjitha në makinën e firmës, pa përzgjedhur asgjë, dhe të gjitha mbetjet i hedhim në Sharrë në vendgrumbullimin e mbetjeve”, shprehet për Shqiptarja.com një prej punonjësve. Në brëndësi të mbetjeve spitalore mund të dallohen qartë, disa prej mbetjeve të rrezikshme, siç janë : shiringat, serumet, produkte të konsumuara farmaceutike dhe mbetje të tjera të rrezikshme. Edhe pse në brëndësi të këtij institucioni ekziston një hidroklave për mbetjet spitalore, një pjesë e mirë e tyre ende vazhdon të hidhet pranë mbetjeve të tjera të konsumit publik.
ReagimiBurime nga QSUT, shprehen për Shqiptarja.com se po meren të gjitha masat për të minimizuar këtë situatë të krijuar. “ Ato mbetje që hidhen në kazanët e mbeturinave, janë të parrezikshme dhe nuk përbëjnë rrezik për jetën e askujt”, thonë burime pranë QSUT-së. Megjithëse nga kushdo mund të shihen qartë mbetjet që hidhen nga sanitarët, në QSUT nuk pranojnë të komentojnë më shumë situatën por mjaftohen me faktin që bëhet një përzgjedhje e produkteve që hidhen në mbeturinat jashtë spitalit pasi pjesa më e mirë e tyre digjen.
Edhe në rregulloren Nr.6, datë 30.11.2007, të firmosur mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Mjedisit përcaktohet qartësisht mënyra se si duhen trajtuar mbetjet spitalore dhe se çfarë rreziku paraqet grumbullimi i tyre i përbashkët me mbetjet e tjera. Por pavarësisht ligjit në QSUT, vazhdojnë të fshehtësi të hedhin mbetje spitalore që rrezikojnë drejtëpërdrejtë mjedisin dhe jetën e banorëve që bien në kontakt me to.
Shkrimi u publikua sot (28.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.3%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
33.6%
Vota total: 855
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skandali me mbetjet spitalore/ Pronari i kompanisë mori 65 mln lekë tenderë për riciklim, por s’kishte pajisje
7 Qershor, 07:03
-
Hedhja e interteve dhe mbetjeve spitalore në brigjet e lumit Mat, përfaqësues të Bashkisë Lezhë dhe IKMT zbarkojnë në terren
28 Maj 2023, 15:28
-
Lezhë/ Katastrofë mjedisore në lumin Mat, plehra dhe mbetje spitalore hidhen në brigjet e lumit, 100 m larg burgut të Shënkollit
28 Maj 2023, 10:30
-
Gjirokastër/ Mbetje spitalore mbushin lumin Drinos pranë Lazaratit, banorët ngrenë alarmin! Pas publikimit të lajmit në Report Tv njoftohet policia
17 Qershor 2022, 09:58
-
Krim mjedisor në Memaliaj, mbetjet spitalore hidhen në përrua! Vatër infektive, në rrezik shëndeti i banorëve
1 Qershor 2022, 13:21
-
Krime në kohë pandemie, Shqipëria pjesë e megaoperacioneve të Europol kundër mbetjeve spitalore COVID dhe mashtrimeve online (FOTO)
30 Nëntor 2020, 12:42
-
Investigimi i KLSH/ Mbetjet spitalore jashtë kontrollit, ja si përfundojnë në lumenj nga indiferenca e institucioneve
11 Maj 2020, 14:19
-
Zbardhet raporti/ Krimet mjedisore nuk shqetësojnë prokurorët! Asnjë i hetuar në vitin 2019 për hedhjen e mbetjeve spitalore dhe inerteve në lumenj
11 Maj 2020, 09:25
-
Tjetër 'bombë' ekologjike, mbetje spitalore e inertet 'pushtojnë' Erzenin! Nga vijnë? Banorët e Ndroqit: Ujitja me ujë të ndotur rrezikon bimësinë (Vëzhgimi i Report Tv)
10 Maj 2020, 12:56
-
Misteri/ Ku përfundojnë mbetjet e rrezikshme që prodhon Shqipëria? Ekspertët: Vajrat industrialë derdhen në kanale
22 Shkurt 2020, 18:15