Mbetjet në Tërkuzë, Guri: Situata
alarmante, katastrofë mjedisore

Mbetjet në Tërkuzë, Guri: Situata<br />alarmante, katastrofë mjedisore
“Katastrofë mjedisore, këtu njeriu ushqehet me helmet e mbetjeve”, kështu e ka cilësuar ambjentalisti Sazan Guri problemin e mbetjeve që hidhen dhe digjen në lumin e Tërkuzës.

Më herët gjatë ditës së sotme banorët e Zall Herrit u ngritën në protesta duke kërcënuar se do të bllokojnë edhe  rrugën nacionale si e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga ky problem.
 
I ftuar në Report Tv, Guri tha se në këtë vend hidhen mbetje shumë të rrezikshme, maune me mbetje spitalore, e farmaceutike.

Sipas Gurit përveç zonës së Kamzës të rrezikuara janë edhe zona e Durrësit e Lushnjes dhe Porto Romano, pasi djegia e mbetjeve shkon te ujërat nëntokësorë në të cilin banorët pinë e lahen.

“Të hënën në orën 08:45 ne do ecim në këmbë deri te bashkia. Kreu i bashkisë nuk i ka pritur deri sot qytetarët. Do i adresohemi edhe rrugëve ligjore, por hap pas hapi do ndjekim hapa demokratik në fillim.
Ky është një rast flagrant që po cënon jetët e shumë njerëzve.
Kërkoj që kjo zone të shpallet zonë emergjence. Këtu njeriu ushqehet me helmet e mbetjeve. Nuk përbën problem, djegia e pyllit më shumë se djegia e mbetjeve, sepse djegia e tyre ndot ujrat nëntokësorë, pasi zona aty pinë ujë nga  pusi dhe djegia e mbetjeve shkakton ndotje të ujit”
, tha Guri.

Ndër të tjera ai shtoi se për zgjidhjen e këtij problemi nuk mungon aksesi teknik apo ligjor, por mungon vullneti i krerëve të bashkisë.

Ambjentalisti Guri i bëri thirrje kryeministrit që ti sigurojë qytetarëve një jetë të shëndetshme.

“I bëj thirrje zotit Kryeministër të Shqipërisë:
Zoti Kryeminister hapi yt i parë do ishte ti siguroje qytetarëve një jetë të shëndetshme ekologjike.
Ligji i vitit 97 është detyrimi që kanë njësitë vendore për ti larguar mbeturinat në një vend të kontrolluar ekologjik që quhet landfill, jo për ti djegur.
Hidhen mbetjet pranë një lumi, pranë një debustimi të shkrifët, pranë një rrëpire dhe i djeg. Kjo është një katastrofe.
Nëse nuk dëgjohen thirrjet tona dhe të banorëve të Kamzës, Durrësit, Lushnjes, ne do të ngrihemi në proces gjyqësor.
Me dy vendime gjykate ai në Durrës ndërton mbi një zonë arkeologjike dhe mua më ka kapur dëshpërimi pasi këtu edhe me gjyq nuk fitohet.
Drejtësia nuk po bën punën e vet. Vendimi për Velieren në Durrës më ka bërë shumë pesimist, janë dy vendime gjykate dhe ai vazhdon punimet mbi zonën arkeologjike në Durrës. Por sërisht jap fjalën që diçka do bëjmë”
, u shpreh Guri.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg