Më shumë se 2 orë diskutime dhe debate nuk prodhuan konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, e sërish 2 kërkesa për komisione hetimore të kësaj të fundit, për verifikimin e punëve nga ARRSH dhe për verifikimin e tenderave të AKSHI-t, u rrëzuan në konferencën e kryetarëve.

I pari i socialistëve në parlament, Taulant Balla tha se kërkesat për ngritjen e 2 komisioneve hetimore, janë pa objekt të qartë, ndërsa kritikoi opozitën se nuk ka  vullnetin për të dialoguar kërkesat e saj.

“Duhet të jenë në përputhje me kushtetutën mos të mbivendoset me pushtet tjetër dhe që kërkesa të fokusohet në një çështje të veçantë. Komisioni nuk duhet të jetë ekspeditë peshkimi. Opozita po erdhi me idenë, o rashë e vdiqa, nuk do të marrin gjë”, tha Balla.

Por, për Gazment Bardhin, rrëzimi i kërkesave është tregues i urrejtjes politike të socialistëve, që po sjell zerimin e rolit të që ka zeruar rolin e opozitës në Kuvend dhe po nxjerrë nga shinat parlamentarizmin.

“Kuvendi po bëhet jofunksionalë, fasadë e qeverisë, zërohet roli i opozitës, ngrenë kartonët kundër drejtësisë”, tha Bardhi.

Në konferencën e kryetarëve nuk u gjet dakordësi as për disa mocione me debate e interpelanca të kërkuara nga opozita.

Kjo e fundit kundërshtoi edhe futjen në rend të ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit, të propozuara nga Taulant Balla e që lidhen edhe me konfirmimin e arkitekturës së re të komisioneve parlamentare pasi Kushtetuesja i ktheu mbrapsht. Rregullorja më shumë gjasë do të votohet pa konsensus më 30 prill.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:22
Erion Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës? Balla: Kemi kohë deri në zgjedhje (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u pyet gjithashtu dhe për ofrimin e deputetit Erion Braçe për të kandiduar për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai tha se secili në parti ka të drejtën e tij ndërsa i përket ambicieve, ka kohë deri pranverën e ardhshme.

“Nuk kam dëgjuar kritika, por dua të them që në PS secili ka të drejtën e vet, dhe ndërkohë jo pa qëllim ne kemi hapur proces shumë të gjerë analize. Sa i përket ambicies për kryetar bashkie, do kemi kohë deri në zgjedhje”, tha Balla.

E ndërkaq, i pyetur nëse ka marrë një vendim për mungesën e Elis Spiropoalit në Kuvend, ditën që u votua për imunitetin e saj, Balla tha se sapo ta ketë një të tillë, do të njoftojë.

“Do ju njoftoj kur ta kem një vendim”, u shpreh ai teksa largohej.

Ora 14:28
Balla: Kërkesat e PD u rrëzuan se nuk ishin të formuluara sipas Kushtetutës! Po erdhën me idenë ‘rashë e vdiqa’, s’do marrin gjë

 

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se kërkesat e opozitës janë rrëzuar për shkak se nuk kanë qenë të mirëformuluara. Në rastin e ngritjes së komisionit hetimor për rrugët e shembura, Balla tha se në kërkesë nuk kishte një çështje specifike me të cilën Komisioni duhet të merrej, siç e kërkon Kushtetuta.

Në rastin e ngritjes së komisionit hetimor për AKSHI-n, Balla tha se nuk mundet që pushteti legjislativ t’i mbivendoset pushtetit gjyqësor.

“Prej vitit 2003 kur GJK në dy vendime pasuese dhe në vendime të tjera, është sqaruar shumë qartë se kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore duhet të respektojmë disa parive. Parimi i parë është i së drejtës së palës kërkuese, por vetëpërmbajta kërkesës udhët të shikohet në këndvështrimin që a kufizime. Pra to duhet të jenë në përputhje me kushtetutën mos të mbivendoset me pushtet tjetër dhe që kërkesa të fokusohet në një çështje të veçantë. Komisioni nuk duhet të jetë ekspeditë peshkimi.

Kërkesa e parë ishte një kërkesë e cila sipas një kolege të opozitës do të hetohet nëna natyrë se ka sjellë shumë shi. Dhe në trajtë shakaje kjo. Të hetohen të gjithë procedurat nga 2014 deri në 2015 ndërkohë që nuk kishte një çështje specifike, p.sh., mënyrën e prokurimit dhe do isha dakord. GJK ka qenë e qartë, nëse opozita nuk di të formulojë një kërkesë, jemi gati t’ia ofrojmë një lloj ekspertize.

Kërkesa tjetër ishte më e qartë se të gjitha sa i përket pamundësisë së Kuvendit për të ndërhyrë. Mbështetja të plotë ndaj prokurorisë ndaj të gjitha hetimeve por në asnjë rast nuk duhet që pushtetit legjislativ të ndërhyrë në atë gjyqësor. Jemi në kushtet që me gjithë dëshirën tonë të mirë, për të miratuar kërkesat që vijnë nga opozita, këto kërkesa duhet të vijnë në formën që kërkon ligji. Kushtetuesja ka shkelur afatin. Të zbardhë vendimin se duhet të vijojmë me punën. Opozita po erdhi me idenë, o rashë e vdiqa, nuk do të marrin gjë”, tha Balla.

Ora 14:13
Bardhi: Mazhoranca po e kthen Kuvendin në pasiv, PS po bën gjithçka për të vonuar procesin e integrimit

 

Pas rrëzimit të kërkesës për ngritjen e dy komisioneve hetimore, Gazment Bardhi tha se Partia Socialiste po e kthen institucionin e Kuvendit pasiv duke mos lejuar deputetët, e më konkretisht opozitën, të ushtrojë funksionet parlamentare.

“Me 1 vendim antikushtetues, mazhoranca vendoi të rrezojë 2 kërkesa për ngritje të komisioneve hetimore të kërkuara jo më pa 1/5 dhe zhvillimin e në misioni për debat për një raport të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri. Behet kërkesa e 5 për ngritjen e komisionit hetimore që mazhoranca me votë politikë pengon opozitën të kryejë kontroll parlamentar. Mocioni i 7 me debat që rrëzohet.

Mazhoranca po bën gjithçka për të vonuar procesin e integrimit. Kërkonim të verifikonim procedurat e ndjekura nga ARRSH dhe ministra e Infrastrukturës për infrastrukturën rrugore në vend. Pavarësisht se gllabërojnë miliona euro çdo vit, me shiun e erën e parë, rrugët shkatërrohen. Parlamenti ka një rol për të ruajtur, për të kontrolluar këto procedura dhe për të rekomanduar masa për përmirësimin që situata të ngjashme të mos ndodhin.

 Është rast unik në botë që një institucion publik konsiderohet si grup kriminal. A duhet të reagojë kuvendi për institucionin që përfaqëson interesin e shqiptarëve, s’mund të pranojmë institucionet që veprojnë si grup i strukturuar kriminal. Integrimi pendohet nëse institucione si kuvendi bëhen jofunksionalë, por që bëhen fasadë e qeverisë”, tha Bardhi.

Ora 13:38
PS rrëzon 2 kërkesat e opozitës, Bardhi: Keni urrejtje politike! Për çfarë jemi këtu, t’iu bëjmë fresk juve?

1775482097_gazmentbardhi.jpg

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar i revoltuar pas rrëzimit të dy kërkesave të opozitës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nga ana e mazhorancës. Bardhi thotë se nuk quhet parlamentarizëm kur kërkesat e opozitës rrëzohet nga urrejtja politike.

“Nëse kërkesat e opozitës rrëzohen nga urrejtja politike, ky nuk është parlamentarizëm. Prandaj po ju pyes, kryetar, cili është roli i deputetëve, kur ju nuk pranoni as komisione hetimore, as interpelanca, as mocione me debat, as amendamente, as ligje?

Cili është roli i opozitës? T’ju bëjë fresk juve?

Na thoni cili është roli ynë. Sepse na thoni “hajde të bashkëpunojmë” dhe “të jemi konstruktivë”, por kur ne e bëjmë këtë, ju rrëzoni gjithçka.

Ju, kryetar, jeni garant për funksionimin e Kuvendit. Na keni lexuar një fjalim që na ka prekur, ndërsa sot nuk gjej asnjë çështje që ju, si kryetar, e keni mbrojtur për opozitën”, tha Bardhi.

Ora 13:31
Bardhi nuk pranon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Balla: Kushtetuesja të zbardhë vendimin, s’mund të pengohet puna e parlamentit

1773683075_taulantballa.JPG

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve thotë propozimi për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit do të ndikojë në rregullimin e jetës parlamentare dhe se është urgjente adresimi i vendimit të Kushtetueses mbi rregulloren dhe se duhet shqyrtuar.

Referuar asaj që tha Bardhi, se fillimisht duhet të presim zbardhjen e vendit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi procedurën e ndjekur për ndryshimin e rritjes së numrit të komisioneve parlamentare, Balla u shpreh se Kushtetuesja ka shkelur ligjin e vet, duke mos zbardhur vendim brenda 30 ditësh.

“Neni 40/1, pikat 1, 2, 3 dhe 5, për programimin e jetës parlamentare, kërkesa është në përputhje me rregulloren. Në këtë nen diskutohet për programimin e javës parlamentare. Kemi çështje urgjente në lidhje me adresimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi rregulloren dhe ne duhet të jemi në punë për ta shqyrtuar.

Neni që Bardhi citon duhet lexuar në pikën 5 të këtij neni, e cila thotë që kur ka një çështje të caktuar, nuk i referohet neneve pararendëse. Diskutimi është nëse çështja e GJK është një çështje me rëndësi. Gjykata nuk është futur në thelb të çështjes, por te procedura, ndërsa në thelb bëhet fjalë për lirinë e shprehjes.

Gjykata Kushtetuese ka shkelur ligjin e vet, duke mos e zbardhur vendimin brenda afatit 30-ditor dhe besoj se z. Bardhi në këtë pjesë i ka llogaritur ditët. Ndaj Kuvendi, nëpërmjet seancës plenare, duhet t’i drejtohet GJK që ta zbardhë vendimin, sepse nuk mund të pengohet puna e Kuvendit.

Gjej një falënderim për GJK që ka ruajtur vazhdimësinë e punës së Kuvendit. Kjo çështje është urgjente për t’u adresuar. Pretendimi që propozimi im nuk është i bazuar në rregullore bie”, tha Balla.

Ora 13:14
Bardhi debat me nënkryetaren e Kuvendit: Opozita s’po punon kundër integrimit, ju po bëheni mburojë e korrupsionit

1775129265_gazmentbardhi.jpg

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu. Bardhi thotë se nuk është opozita ajo që është bërë pengesë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, por vetë mazhoranca me vendimmarrjet e tyre.

“Është e rëndë të vini e të shpifni këtu. Nuk ka asnjë rast të deputetit të opozitës që flet dhe punon kundër integrimit. Por, ndryshe nga ju, ne nuk bëhemi mburojë e korrupsionit. Ne themi: po, hiqini imunitetin zëvendëskryeministres së akuzuar për abuzime prej 1.1 miliardë euro. Ju thoni jo!

Kush po e pengon dhe kush është kundër procesit të integrimit? Është opozita apo ju që ngrini kartonin e kuq ndaj prokurorisë?

Çfarë thotë progres-raporti? Parlamenti pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar e ekzekutivit. Pra, kush po e pengon? Ne që kërkojmë kontroll parlamentar apo ju që votoni kundër kontrollit?

Kush nuk i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Kemi qenë ne apo ju? Keni qenë ju që keni ngritur dy herë kartonin e kuq kundër Gjykatës Kushtetuese.

Ju që vidhni po punoni pro Shqipërisë, ndërsa opozita që denoncon po punon kundër integrimit? Keni rrëzuar çdo instrument kontrolli.”