Qeveria miraton bonusin e ri për pensionistët 5- 10 mijë lekë, kalon dhe 'Paketa e Maleve'! Zgjatet deri më 2028 afati për kompensimin e ish pronarëve

TIRANË - Disa muaj pasi është lançuar nga Kryeministri Rama, Paketa e Maleve, një instrument mbështetjeje nga qeveria për të gjithë ata që duan të investojnë në zonat malorë, sidomos në turizëm, është miratuar nga Këshilli i Ministrave. Lajmin e dhanë ministrat Blendi Gonxhja dhe Arbër Mazniku që i bënë thirrje diasporës të vijë e të investojë në këto zona dhe të përfitojnë nga lehtësirat.

Mua do të më pëlqente ta quaja një nismë për ekonominë e maleve, që është një nismë që sjell një qasje alternative për të ndihmuar që ekonomia malore që ka ngelur pas ekonomisë të zonave urbane dhe zonave bregdetare të mund ta nxisim e ta shohim me përparësi duke shkuar më thellë në zonat rurale që kanë një potencial zhvillimi.

Do të lehtësonim dhe të nxisnim që të kishim edhe diasporën dhe kthimin e shumë shqiptarëve, për t’u kthyer në tokat e të parëve edhe nga jashtë vendit ku ata mund të jenë sot, për të zhvilluar projekte që më pas ne do të bënim të mundur që t’i ndihmonim që të kishin një ecuri më të shpejtë miratimi dhe zbatimi të këtyre investimeve në zona që ne do t’i shpallim zona me përparësi dhe me një nevojë prioritare për një zhvillim ekonomik të mbështetur nga këto instumente që ne propozojmë me këtë projektligj”, tha Gonxhja

Ministri Mazniku tha se miratimi i projektligjit të njohur si 'Paketa e maleve"  ofron lehtësi fiskale, për të ndihmuar ekonominë malore të zhvillohet

"Malet mbeten burime të mëdhaja të mjedisit, burim i nënpërdorur. Paketa krijon një sinergji mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor për zhvillimin turistik të gjithë maleve. Bashkitë të propozojnë zona për zhvillim malor dhe përfitojnë me ligj përparësi duke filluar nga lehtësira fiskale, zgjidhin probleme me pronësinë dhe thjeshtojnë lejet për këto zhvillime. Zgjidhin zoonimin, incentivat fiskale, lejet për këto zonat. Qytetarët, investitorët, diaspora të orientojnë qëndrimin drej maleve. Do i japi zhvillim maleve" tha Mazniku 

Në mbledhjen e qeverisë këtë të enjte, Qeveria gjithashtu miratoi projektligjin i cili shtyn deri në dhjetor 2027 afatin për shqyrtimin e kërkesave për kompesimin financiar të ish pronarëve, afat që përfundonte në dhjetor të 2024, ndërsa deri në fund të 2028 do të jetë edhe afati për kompensimin.

Pas mbledhjes së qeverisë ministrat njoftuan se është miratuar edhe bonusi i pranverës për pensionistët, që do të marrin 10 mije lekë ose 5 mijë lekë shpërblim ndërsa, po ashtu u miratuan edhe rregullat për përfitimin e shpërblimin e policëve duke thënë se do të unifikohet dhënia e shpërblimeve për ta.

"Këshilli i Ministrave miratoi një akt shumë të rëndësishëm në lidhje me përcaktimin e rregullave dhe kritereve për dhënien e shpërblimit për punonjësit e policisë. Sikurse edhe ju jeni në dijeni, në gusht 2024, ligji i ri i Policisë së Shtetit miratoi të gjithë veprimtarinë, rregullimin, organizimin, planifikimin si dhe dhënien e shpërblimeve për Policinë e Shtetit. 

Në këtë mënyrë ka një risi për dhënien e vazhdueshme të ndihmës për Policinë e Shtetit. Shumë shpejt i gjithë aktiviteti i organizimit dhe dhënies së këtyre shpërblimeve do të unifikohet. Qeveria përcakton shprehimisht vullnetin e saj për misionin e rëndësishëm që ka Policia e Shtetit në politikën e saj. Roli i policisë është një shumë kyç dhe motivimi i forcave të policisë do të jetë gjithmonë në prioritetet dhe objektivat e qeverisë shqiptare", tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Qeveria gjithashtu miratoi projektligjin i cili shtyn deri në dhjetor 2027 afatin për shqyrtimin e kërkesave për kompesimin financiar të ish pronarëve, afat që përfundonte në dhjetor të 2024, ndërsa deri në fund të 2028 do të jetë edhe afati për kompensimin.

Në lajmet e renditura me zhvillim detaje nga vendimet e sotme të qeverisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
Qeveria zgjat deri në 2027 afatin e shqyrtimit të dosjeve të ish pronarëve! Zgjat deri në dhjetor 2028 afatin e kompensimit

Qeveria zgjat afatin për shqyrtimin, vlerësimin e kompensimin e pronave të ish pronarëve.  Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave, u miratuan ndryshimet në ligjin 133/2015 për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të ish pronave

Afati i shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve të patrajtuara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave shtyhet deri në dhjetor 2027

Sa i takon shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve të patrajtuara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, afati sipas ligjit mbaronte në dhjetor 2024, por ne kemi vendosur që të ndryshojmë Ligjin 133 të vitit 2015, duke e çuar afatin e vlerësimit dhe shqyrtimit të dosjeve të patrajtuara nga ATP deri në dhjetor të vitit 2027.

Ndërsa, afati i kompensimit në vlerë të ish-pronarëve do të shtyhet deri në dhjetor 2028.

Janë dy ndryshime shumë të rëndësishme sepse, e para, i jep mundësinë ATP-së që të shprehet për mundësinë e trajtimit të 7110 dosjeve të patrajtuara të ish-pronarëve dhe deri në fund të 2028-ës një numër i konsiderueshëm i ish-pronarëve të kompensohen edhe në vlerë financiare”, tha Manja.

Ministri Manja, shtoi se me miratimin e buxhetit 2025, është parashikuar një fond kompensimi për ish-pronarët, deri në vitin 2028.

“Siç jeni në dijeni nga akti i miratimit të buxhetit për vitin 2025 në afatmesëm kemi parashikuar rreth tre miliardë lekë deri në vitin 2025 për kompensimin e ish-pronarëve, në vitin 2026-2027 është parashikuar 5,3 miliardë lekë dhe për vitin 2028 që është viti i fundit masa do të jetë 7,63 miliardë lekë”, tha Manja.

Ora 13:08
Qeveria miraton bonusin e pranverës 50 - 10 mijë lekë për pensionistët

Qeveria miraton bonusin e pranverës për të gjithë pensionistët.

10 mije lekë do të marrin ata që marrin më pak se 20 mijë lekë pension në muaj dhe 5 mijë lekë ata që kanë pension më shumë se 20 mijë lekë në muaj.

Bonusin prej 10 mijë lekësh e marrin 524 mijë pensionistë.

Vendimi u njoftua nga ministri Blendi Gonxhja.

Lajmi ne perditesim... 

G.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)