Mblidhet Komisioni i Mbrojtjes Civile në Lezhë, Prefekti: Bashkitë të jenë më bashkëpunuese për përballimin e situata emergjente nga moti

Teksa reshjet e shiut janë prezente që prej nisjes së stinës së vjeshtës, ku nuk kanë munguar dhe problematikat, institucionet vendore në Lezhë janë vënë në lëvizje. Nën drejtimin e prefektit Gjergj Prendi u zhvillua takimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile në rang qarku, për planifikimin dhe përballimin e situatave që mund të krijohen nga moti i keq.

Në fjalën e tij para përfaqësuesve të institucioneve vendore, prefekti ju kërkoi bashkive bashkëpunim që të ezaurohen të gjitha mundësitë në raste emergjencash dhe më pas të kërkohet mbështetje e institucioneve qendrore.

Furnizimi me energji elektrike i hidrovoreve është parësore për të shmangur përmbytjet i shpreh prefekti Gjergj Prendi.

Referuar dhe eksperiencave të viteve të shkuara Lezhë dhe Kurbini, janë më të rriskuara nga përmbytjet ndaj dhe vëmendja më e madhe e autoriteteve do të jetë e përqendruar në këto bashki për përballimin e çdo situate që mund të krijohet.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë