Komisioni Hetimor për Metën, miratohet shtyrja me 4 muaj e afatit të përfundimit të veprimtarisë (VIDEO)

Me 8 vota pro dhe 1 kundër është miratuar shtyrja me katër muaj e veprimtarisë së Komisionit Hetimor për Presidentin Meta. Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme, në një kohë kur kanë kaluar vetëm 7 ditë nga tërmeti vdekjeprurës që u mori jetën 52 viktimave në Durrës, Thumanë dhe në Tiranë, Komisoni është mbledhur këtë të martë për të vendosur shtyrjen e afatit të hetimeve. Në fillim të mbledhjes është mbajtur edhe një minutë heshtje për viktimat e tërmetit. Më pas në këtë seancë nuk kanë munguar debatet, ku Alimadhi është përplasur me Vasilika Hysin për sa i përket shtyrjes së hetimit. Deputeti Alimadhi ngriti pretendime se shtyrja e hetimeve është shumë e zgjatur dhe se nuk nevojiten 4 muaj, ndërsa nuk i ka pëlqyer reagimi i Vasilika Hysit teksa fliste për këtë. Megjithatë në këtë debat ndërhyri zv.kryetari i këtij Komisoni, Alban Zeneli i cili kërkoi që kërkesa e shtyrjes së hetimeve të hidhej në votim.

Mazhoranca pretendon se Presidenti ka shkelur Kushtetutën, ndërsa sot është kërkuar shtyrja e hetimeve për shkak se Komisioni Hetimor nuk ka patur mundësi për mbledhje dhe shqyrtim të fakteve të mbledhura. Kjo sipas Alban Zeneli i cili ditën e sotme në mungesë të Ulsi Manjas, drejton këtë Komisoni ka thënë se nevojitet një shtyrje me 4 muaj.  Kështu Komisoni me 8 vota pro dhe një Kundër ka miratuar shtyrjen e hetimeve me 4 muaj.

"Ky komision dhe mazhoranca ka kërkuar një shtesë për afat kohor. Dhe për të investiguar një institucion kaq të rëndësishëm duhet më shumë kohë. nuk e  ka patur kohën e duhur për tu mbledhur dhe për të shqyrtuar faktet. Kjo ka ardhur edhe për shkak të gjendje në Shqipëri pas tërmetit të rënë. Është e pamundur që afati që është përcaktuar me 8 dhjetor. Është koha e pamjaftueshme për të dalë në një kërkesë sa më ta saktë dhe të drejt ligjor...Shtyrja me 4 muaj kërkohet për ta nxjerrë këtë punë të saktë. Mund të duhet edhe kohë tjetër madje por edhe mund ta mbyllim më para. Kjo është rasti i parë i një hetimi të presidentit dhe ishalla nuk kemi më raste të tilla" tha Zeneli.

Pretendimet e ngritura nga Alimadhi ishte se mazhoranca po bën lojra politike më shtyrjen e hetimeve.

"Edhe neni përkatës e kërkon shtyrjen pasi jemi në përfundim. Por nuk e di nëse keni informacion se argumenti shtesë për këtë komision do ti jepte diçka kohës që në kërkojmë. Do ta argumentonim plotësisht në lidhje me kohën. Edhe për dokumentet për kohën e zgjatjes shkon deri në katër muaj. Është më mirë që të shikojmë përmbajtjen e saj dhe të shohim më pas për kohën" tha Alimadhi.

Alimadhit i është përgjigjur deputeti i PS, Bashkim Fino i cili ka thënë se shtyrja është kërkuar për të shqyrtuar çdo fakt dhe për të qenë sa më të saktë.

"Kemi para një situatë të Termetit. Më pas është miratimi i Buxhetit. Më pas është mbyllja e Kuvendit për këtë sezon. Më pas fillon javën e tretë të Janarit. Do merremi me Termetin, Buxhetin dhe le të themi se puna konkrete e këtij Komisoni do të jetë në Fund të janarit. Është kohë mujore por puna efektive, nuk ka lojë politike. Ka qenë iniciativa jonë, dhe shkurt mars janë për të diskutuar. Brenda datës 5 mars duhet të paraqitet në Parlament. Nëse shtyhet atëherë janë lojëra politike" tha Fino.

Alimadhi-Hysit: A ka mundësi kur flas mos shtrembëroni surrati?

Fino: Mund ta argumentoj, nuk është problemi ta shtyjmë 3 muaj ose 2 muaj por në këto momente kemi nje detyre tjetër me emergjente sic eshte termeti. Parlamenti fillon te hënën e tretë të janarit te 2020, i bie mbi një muaj qe ne nuk do merremi me këtë çështje"

Zeneli: Sot nuk do të ishte me vend që në këtë gjendje që po kalon vendi të behet një debat i tillë. Kjo shtyrje nuk prish as nuk si shton gjë as presidentit, as kuvendit.

Kujtojmë se 56 deputetë të Partisë Socialiste i janë drejtuar me kërkesë zyrtare Kuvendit, Konferencës së Kryetarëve që do të mblidhet që të përfshijë në hetim edhe ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Socialistët akuzojnë se kreu i shtetit tejkaloi kompetencat me emërimin e Marsida Xhaferllarit dhe refuzimin e Arta Vorpsit. Në total, grupi i PS-së ka renditur 9 shkelje, që sipas tyre ka kryer Ilir Meta. Këto shkelje sipas grupit të PS-së Komisioni i Posaçëm që është ngritur dhe po heton nëse Meta ka shkelur Kushtetutën për anulimin e 30 Qershorit ti analizojë dhe të vendosë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sam: 03/12/2019 16:31

    Keto jane manovra,boll u tallet me popullin juve deputete te pa zgjedhur nga populli;juve bete ligje makabre te zgje-dhjeve jo me emra deputetesh por me subjekte dhe me ato lista shume emerore futni e nxirni me kostum deputeti kedo qe kryetaret e partive duan?!Me keto ligje juve vini djallin president (nuk eshte cudi) dhe nuk ndodh asgje por vetem hajdutllek!Tani dihet fundi i kesaj tallje te re me popullin meta i pafajeshem ose denohet me gjobe?!Turp,turp!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat