Gjatë forumit të sotëm për të drejtsat e komunitetit LGBT në Shqipëri, ku ambasadori amerikan në Tiranë lëshoi akuza të forta ndaj klasës politike, Report TV ka siguruar edhe pamjet e një takimi të veçantë që ka patur Lu-ja në mbarim të aktivitetit.

Në fakt, përfaqësuesi i Donald Trumpit në Shqipëri, është ndalur gjatë veçmas të tjerëve me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca, e cila qe gjithashtu pjesmarrëse në veprimtari.

Nuk dihet se për çfarë kanë biseduar Lu dhe Ballnca, por ambasadori u ndal gjatë me të.

Pak ditë më parë Avokatja e Popullit mbajti një qëndrim të çuditshëm lidhur me dhunën e ushtruar në pikat e kalimit të Rrugës Durrës-Kukës nga protestuesit.

Në fakt, Ballnca e kishte vënë theksin te nevoja e policisë për t’u vetpërmbajtur dhe kishte akuzuar qeverinë si nxitëse të dhunës me vendimet e saj, ndërkohë që për dhunën e pronës, protestën e paligjshme dhe goditjen e uniformave blu për shkak të detyrës nuk kishte mbajtur qëndrim me të njëjtën vendosmëri.

Ballanca, nga gjestikulacionet e duarve, duket sikur i shpjegohet dhe justifikohet Lu-së dhe në një moment ajo vendos duart si për t’u mos u kuptuar nga të tjerët se çfarë thotë, në formë rrëfimi për ambasadorin.

Ndërkohë, ky i fundit, qëndron vetëm në rolin e një dëgjuesi shumë të vëmendshëm.

Vlen të theksohet se pavarësisht se ishte e pranishme në aktivitetin për LGBTI, Donald Lu falënderoi pararendësin e Ballancës, Igli Totozani për mbështetjen ndja këtij komuniteti dhe jo vetë atë.

Ne sfond, ambasadori Donald Lu ka marre vecmas Avokaten e Popullit Erinda Ballanca