Mbushi 119 vjeç, kush është Kane Tanaka, njeriu më i vjetër në botë që jetoi nëpër ngjarje historike
Kane Tanaka e lindur në vitin 1903
Ka festuar ditëlindjen e 119-të personi më i vjetër në botë duke u shprehur e vendosur për ta shtyrë këtë rekord edhe për një vit. Kane Tanaka tregon se preferon çokollatat dhe pijet me gaz ndërsa festoi ditëlindjen një ditë më parë në Japoni.
Siç raportohet nga CNN, libri i rekordeve Guiness ka pranuar që Tanaka në 2019 festoi ditëlindjen e 116-të kur edhe i është kontrolluar certifikata e lindjes.
Ajo theu rekordet e të gjitha kohërave kur në shtator të vitit 2020 arriti moshën 117-vjeçare. Tanaka arriti t’i përjetojë pesë perandorë japonezë dhe shpreson që do të jetojë për ta festuar edhe ditëlindjen e 120-të.
Sipas të dhënave të autoriteteve japoneze, në këtë vend ekziston një rekord prej 86.510 njerëzve që janë mbi 100-vjeç, që është një rritje prej 60 për qind krahasuar me një vit më herët.
Tanaka ka lindur në vitin 1903. Në moshën 19-vjeçare u martua me pronarin e një dyqani orizi dhe punoi aty deri në moshën 103-vjeçare. Ajo ka jetuar nëpër ngjarje historike, duke i mbijetuar dy luftërave botërore dhe gripit spanjoll të vitit 1918.
"Nuk mbaj mend që ajo të ketë folur shumë për të kaluarën. Ajo është shumë e përparuar, asaj i pëlqen shumë të jetojë në të tashmen," tha nipi i Tanaka, Eiji Tanaka, për CNN vitin e kaluar.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.7%
-
Jo
19.5%
-
Ndoshta
10.8%
Vota total: 806
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Japoni/ Luga që të bën të ndjesh kripën edhe kur ka pak! Ja si funksionon (VIDEO)
16 Qershor, 12:14
-
Japonia miraton ligjin kundër monopolit nga Apple dhe Google
13 Qershor, 12:04
-
Nga takimet zyrtare te prezantimi i TEDA Tirana, Veliaj përmbyll vizitën dy ditore në Japoni: Më shumë bashkëpunime në biznes, turizëm dhe politikë
19 Maj, 20:47
-
Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve
19 Maj, 13:26
-
Veliaj vizitë në Tokio, do përfaqësoj presidencën e B-40, si dhe takime me kryetaren e bashkisë dhe një grup deputetësh
18 Maj, 11:09
-
Pasagjerët të alarmuar/ Ndalon për një orë treni në Japoni, shkak një gjarpër
13 Maj, 18:10
-
Rusia veto ndaj rezolutës së SHBA për armët bërthamore
25 Prill, 13:01
-
Mjekët japonezë padisin Google Maps për shkak të vlerësimeve të këqija
19 Prill, 11:26
-
VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Japoninë, shikoni pamjet
17 Prill, 20:43
-
Japonia për 500 viteve do të ketë popullësi vetëm me mbiemrin Sato
13 Prill, 13:53
-
FOTO/ Pas kërcënimeve periodike të Kinës, SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut tregojnë ‘muskujt’ në Paqësor, nisin stërvitje të përbashkëta detare
12 Prill, 19:31
-
Formula 1/ Red Bull bën ligjin në Japoni, Verstappen nis shkëputjen! Ferrari në podium
7 Prill, 10:02