Janë mbyllur 30 furra gëlqere në zonën e Fushë Krujës nga ana e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve , ndërkohë që drejtues të këtij inspetoriati thonë se, nuk do të tolerohet rihapja e tyre nga ana e abuzuesve.
Në përfundim të aksionit të ndërmarrë nga ana e këtij institucioni janë prishur dhe është realizuar mbyllja e plotë e aktivitetit të tyre, nga të cilat 13 furra gëlqere ushtronin aktivitetin e paligjshëm në zonën e Borizanës, dhe 17 të tjerat në zonën e Krastës, rrethi Krujë.
Ky aksion filloi gjatë muajit Mars me ushtrimin e kontrollit paraprak në këto zona, pas ankesave të paraqitura nga banorët pranë Inspektoriatit.
Në këtë aksion janë revokuar gjithashtu lejet mjedisore për aktivitetin e 3 guroreve për shkeljen e kushteve mjedisore gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
Kreu i ISHMP-së Ergys Agasi paralajmëron dhe garanton se çdo tentativë e rihapjes së këtyre aktiviteteve të paligjshme do të ndëshkohet maksimalisht.
Për këto aktivitete të paligjshme në kundravajtje me ligjin, të cilat rrezikojnë shëndetit e qytetarëve, por edhe ndotjen e mjedisit, do do të ketë ndëshkime maksimale dhe nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet dhe normat mjedisore.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com