Mbyllet aventura e Pochettinos te Chelsea si trajner, pritet zyrtarizimi i 'divorcit'

Mbyllet aventura e Pochettinos te Chelsea si trajner, pritet zyrtarizimi i 'divorcit'

Mauricio Pochettino

Vetëm pas një sezoni dhe shumë milion eurove të shpenzuara, Chelsea do të ndajë rrugët me trajnerin Mauricio Pochettino. Argjentinasi besonte se mund të vijonte, por palët e kanë mbyllur me njëra-tjetrën.

Mediat britanike bëjnë të ditur se palët kanë gjetur akordin për prishjen me marrëveshje të kontratës. Ai firmosi me këtë klub në verën e kaluar një kontratë dyvjeçare, por tashmë do të largohet.

Chelsea këtë sezon ka patur një sezon me shumë ulje-ngritje, ndërsa sezonin e ardhshëm do jetë jashtë Champions League pavarësisht shpenzimeve marramendëse. Mbetet për t’u pare nëse ky vendim do këtë ndikim edhe tek Armando Broja, sulmuesi shqiptar i huazuar te Fulham.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë