Supersfida e javës ser katërt në Superligës mes Kukësit dhe Teutës është mbyllur me fitoren 2-3 të kampionëve në fuqi. Në Elbasan Arena shënuan fillimisht miqtë nga Durrësi, ndërsa më pas verilindorët përmbysën para se “djemtë e detit” të bënin të njëjtën deri në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë për t’u evidentuar ishin dy kartonët e kuq nga një për secilën skuadër.
Me këtë fitore Teuta merr vendin e dytë me 8 pikë, ndërsa Kukësi zbret në vendi e tretë. Ndërkohë pas javës së katërt Superliga udhëhiqet nga Tirana, po me 8 pikë, që sot mposhti 2-0 Laçin falë dy autogolave të kurbinasve.