Mbyllja e shkolla dhe çerdheve/ Basha: Kush prind do të kujdeset për fëmijët, shteti t'i kompensojë me vlerë të plotë

Mbyllja e shkolla dhe çerdheve/ Basha: Kush prind do të kujdeset për fëmijët, shteti t'i kompensojë me vlerë të plotë

Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve deri më 3 prill,  Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkon që shteti të kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që do të kujdeset për fëmijët deri në hapjen e institucioneve në një njoftim të dytë.

"Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura", shkruan Basha në twitter.

Më herët Basha reagoi duke thënë se nuk është koha për panik dhe se qytetarët duhet të ndjekin rregullat e ekspertëve mjekësor për të frenuar sa më shumë përhapjen. Gjithashtu Basha shprehu se grupi i ekspertëve të PD  do të monitorojë hap pas hapi situatën si dhe do të jetë në shërbim të çdokujt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)