Naftëtarët të kënaqur: Do marrim 40 mijë lekë në muaj për një vit plus sigurimet! Rama: Në bisedime me 3 kompani për të rivënë në punë rafinerinë

 FIER- 45 ditë sakrificë u shpërblyen dhe në fund të takimin me kryeministrin Edi Rama, naftëtarët dolën të kënaqur. Ato kanë rënë dakord që të marrin një pagë prej 40 mijë lekësh për 1 vit si edhe do u paguhen edhe sigurimet shoqërore përgjatë 12 muajve.

Kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj në përfundim të takimit me kreun e qeverisë që zgjati rreth një orë tha se kërkuan një mirëkuptim nga ana e qeverisë që të merrnin nga dy paga përnjëherësh për këto dy muaj pasi gjendja e tyre ekonomike është shumë e vështirë. Në total përfitojnë 870 naftëtarë, që kanë qenë të regjistruar në bordero në muajin dhjetor të vitit  2019.

Kryeministri Edi Rama tha se ky ishte një vendim jo i lehtë për kohën që po jetojmë, por i bindur se ishte i duhuri. Ai shtoi se është në bisedime me tre kompani të mëdha për të rivënë në punë rafinerinë e Ballshit, por zgjodhi që të mos japë emra si edhe një kohë se kur kjo do të ndodhë. 

Këto para do të jepen nga buxheti i shtetit, që kap shifrën prej 580.2 milionë lekë.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
Rama: Po diskutojmë me 3 kompani të mëdha për të rivënë në punë rafinerinë e Ballshit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se dhënia e pagave për naftëtarët ka qenë një vendim jo i lehtë për shkak të situatës ku jetojmë, por i bindur se ishte i duhuri. Ai ka bërë me dije se po bisedon me 3 kompani të mëdha  për të rivënë në punë rafinerinë.

"Çka ne kemi vënë në dispozicion si mbështetje për 870 naftëtarë dhe punonjës të rafinerisë, është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre. Natyrisht që në këtë kohë kaq të vështirë, ku duhet të kalkulojmë çdo ditë, asi asnjëherë më parë në eksperiencën time në këtë detyrë, për të qenë largpamës, nuk është e lehtë, por jemi të bindur që kemi bërë qenë e duhur duke vendosur një pagë 55 mijë lekë bruto, dhe 40 mijë lekë neto, që të kenë sigurimet dhe garancinë e një page mjaft të arsyeshme duke marrë parasysh dhe situatës që po kalojmë.  Më lejoni të shijoj këtë moment pozitiv dhe njerëzor, kur kemi qarë halli bashkarisht si një familje dhe kemi materializuar moton tonë që askush nuk do të jetë vetëm dhe gjithçka që është e mundur nga ana jonë, do të bëhet për këdo. Nuk jemi dorëzuar për gjetjen e investitorit, kërkon investime se është një rafineri e vjetër, se çdo të bëjmë më pas do e bëjmë nesër. vazhdojmë procesin, u kemi dhënë kohë për të marrë frymë lirisht dhe në momentin që do të jetë investitori dhe do të vihet rafineria ato s'do të kenë më nevojë për këto paga. Jemi në kontakt me 3 kompani dhe janë komopani të mëdha dhe të rëndësishme, por koha që jetojmë është një problem, që e kemi hasur me disa projekte tona, kemi një lajm të mirë për veprën e madhe që do jetë investimi më i madh i huaj për korridorin blu nga Miloti në Fier dhe po ashtu jemi në proces për të realizuar uroj dy projektet e tjera për portin e Durrësit dhe Vlorës dhe të Sarandës, por të gjitha këto do të ishin më të lehta nëse nuk do të kishte hyrë në mes COVID, por në një kohë të arsye rafineria dp të ndizet, nuk dua të vë afate", tha Rama.

Ora 17:35
Arrihet marrëveshja! Naftëtarët do marrin 40 mijë lekë për 12 muajt e ardhshme! Do u pagohen edhe sigurimet (VIDEO)

Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj ka zbardhur takimin me kryeministrin Edi Rama. Mësohet se është rënë dakord që t'u jepet për 12 muaj nga 40 mijë lekë. 

"Pas takimit të dytë të bërë me Ramën, u parashtruan problematikat e mbartura ndër vite, nuk arrit një marrëveshje për të. Kaluam te pika e dytë për një mbështetje financiare, kemi arritur dakordësinë që të jepen 40 mijë lekë në muaj për 12 muaj dhe të paguhen sigurimet shoqërore të pagave që do të marrim.  Jemi të kënaqur me zgjidhjen e dytë. Ne kërkuam një kompromis që duke parë hallet tona, kërkuam që të merren paga 2 e nga dy, pra 4 paga që do na jepen 2 këtë muaj dhe dy muajt e tjerë. 870 naftëtarë do të përfitojnë", tha kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj

Ora 16:46
Përfaqësuesit e naftëtarëve mbërrijnë në Bashkinë e Fierit, nis takimi me Ramën

Në Bashkinë e Fierit kanë mbërritur dhe përfaqësuesit e naftëtarëve të Ballshit. Ata do të zhvillojnë takim me kryeministrin Rama mbi kërkesat e tyre për pagat e prapambetura.

Ora 16:25
Takimi me naftëtarët, Rama mbërrin në Bashkinë e Fierit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bashkinë e Fierit ku do të zhvillojë takimin me përfaqësinë e naftëtarëve.

Ora 16:01
Rama nga Fieri: Naftëtarëve do u japim sot atë që u takon, por shkaktarë të problemit janë Saliu dhe Iliri (VIDEO)

Nga Fieri ku ishte në takimin për 'deputeti që duam', kryeministri Edi Rama ceku edhe problemin e naftëtarëve. Rama tha se nuk është gjetur ende një zgjidhe përfundimtare, por qeveria po punon për këtë, teksa tha se shkaktar të këtij problemi është "Saliu dhe Iliri".

"Do të takojmë naftëtarët për të mbyllur marrëveshjen me ta dhe për t'iu dhënë atyre atë që kemi detyrimin për t'ia dhënë. Janë në një situatë që nuk e kemi krijuar ne, e ka krijuar kompania, por atë kompani e ka krijuar Saliu bashkë me Ilir Metën dhe atë privatizim kriminal e ka bërë Saliu dhe jo ne, dhe naftëtarëve u them se sigurisht nuk mund të them që ne kemi arritur që të krijojmë kushtet që problemi i tyre të zgjidhet njëherë e mirë se nuk e kemi arritur. por le ta përfytyrojmë sikur sot të mos ishim ne, por të ishte Luli me Monikën, bashkë me Ilir dhe Saliun, se sa shanse kishin ata që të kishin në mbështetje një qeveri që do të vazhdojë që të punojë për një zgjidhje përfundimtare. Zero shanse,se aty i çuan ata që duan të kthehen prap. Nuk mund të pranohet ideja që të gjithë jemi njësoj", përfundoi Rama.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se partitë politike do ta respektojnë kuotën gjinore, 30% gra në listat fituese të kandidatëve për deputetë?

Komento

Komente

  • greg: 14/11/2020 00:57

    hahahaha, ska gjel deti per pensionistet per vit te ri, ah sa budalla esht populli shqiptar

    Përgjigju
    • politikani: 14/11/2020 11:15

      ti dukesh qe je popull shqiptar ....ti je tifoz me ata te tjeret qe premtonin por opingen e sheros te jepnin se aq [email protected] je ti qe kur ta thon te verteten nuk te pelqen

  • Gklhhl: 13/11/2020 19:36

    Shkruhet paguhen* jo pagohen analfabete.

    Përgjigju
  • Me Me: 13/11/2020 19:20

    E ka pare njeri Lulin mo, Moniquen apo Liken ? Se u "qanin" hallet deri dje.. Kot kot pyeta mendova mos do dilnin me ndoNje mesazh pershendetes (si demokracia neper bote) mqs dhe naftetaret paskan ngelur te kenaqur apo ce do thuaj.. Jane mesuar vetem fjale te keqija nga goja e tyre! Nuk e kuptojne kokeshkretet se ajo politike alla-Sali & Co ka marre fund ! Vazhdoj te jem i mendimit qe ksaj rradhe sdo marrin as 30 deputete !

    Përgjigju
    • altini: 14/11/2020 11:16

      lere monen se ishalla e ka kap korona se nuk po duket me te lehi posht e perpjet ....shpresojme

  • Pelioni: 13/11/2020 19:13

    Bravo,dhe hallall ti kenë naftëtarët,z.kryeminister,si gjithmonë i pa epur dhe me vizion për Shqipërinë e shqiptarët. Karvani të ec përpara,qentë në dac të lehin në dac të pellasin.

    Përgjigju
  • ymeri: 13/11/2020 16:59

    ATA JANE O EDI RAMA E DIME SHUME MIRE,,,ISHTE SALI MASKARAI QE E PRIVATIZOI BALLSHIN DHE MARINEZEN,,,,,AI DHE META DUHET TE ARRESTOHEN SA ME PARE PER SHUME KRIME...

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Operacion antidrogë në Durrës, sekuestrohen 8 kg kanabis, arrestohen 2 të rinj nga Fushë-Kruja