Rama prezanton paketën e ndihmës për transportin publik: Ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës

Rama prezanton paketën e ndihmës për transportin publik: Ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës

Kryeministri Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka pranuar të gjitha kërkesat e Shoqatave të Transportit por duke ndaluar kategorikisht rritjen e çmimit të biletës. Më 15 qershor do të rinisë shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore nën masat anti-covid.

Transporti publik është një ndër aktivitetet që vijon të jetë akoma i mbyllur për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-it dhe që ka pësuar shumë dëmtime ekonomike, për pasojë kreu i qeverisë ka prezantuar paketën e ndihmës për transportin publik përmes një statusi të publikuar në Facebook.

"Të hënën 15 qershor rinis shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore. Qeveria do ta mbështesë këtë sektor përmes: njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës,  zero taksa dhe po ashtu zero tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020, brenda 2020 do të kryhet reforma e plotë ligjore/fiskale e sektorit dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i parë, ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët", ka shkruar Rama.

Kujtojmë se ditën e sotme  Shoqatat  e Transportit zhvilluan një protestë para Ministrisë së Infrastrukturës për plotësimin e 6 kërkesave dhe për qartësimin e rregullave të reja që do të presin pasagjerët pas datës 15 qershor.

Ditën e djeshme ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka prezantuar edhe rregullat  kryesore që duhen zbatuar nga operatorët e transportit publik, ku të gjithë qytetarët dhe personeli i shërbimit do të duhet të jenë të pajisur me maska dhe autobusët do të qarkullojnë vetëm me 70% të kapacitetit të lejuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I demtuar nga termeti: 09/06/2020 02:21

    O HARRUA TERMETI SKA ME SHTEPIA. STOP VOTE PER ED RAMEN ME KOMPANI PARET PO BEHEN RRUSH E KUMBULLA POSHTE MASHTRUESI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)