Me brisk në dorë kundër Ismail Kadaresë

Me brisk në dorë kundër Ismail Kadaresë

Kujtove se është prej tallashi dhe iu lëshove këto ditë për ta rrëzuar me eskavatorin tënd virtual? Dështove e më pas rrëmbeve dinamitin e shpifjeve, sharjve, mallkimeve për ta hedhur në erë?
Kujtove se është ndërtim ilegal prej betonit të dallavereve dhe krimit e ndaj dështove sërish...

Kadare nuk është ngrehinë e veremosur ku brenda tij dremit militantizmi injorant. Është tempulli i racës shqiptare ku gatuhet e shpërndahet gjeneza evropiane e një kombi të tërë. Është një nga vaktet e ushqimit të shkollës së mendimit elitar shqiptar të cilin turmat e pagdhendura nuk e shijojnë dot.

Veprat e Kadaresë nuk shkërmoqen dot as si Teatri i Neritanit dhe as si Teatri i Kiços ndërkohë personazhet e atyre veprave nuk janë aktorë amatorë që paguhen me honorare por mbeten udhëtarët më të denjë të odisesë mbarë shqiptare nëpër botë.

Ti që nuk ke lexuar kurrë një libër të tij, ti që ke hendek të thellë kulturor kot lodhesh prej dekadash e vitesh të gërryesh e të bësh pis Bablok Kadarenë. Hidhi në tokë armët e disfatës, eskavatorin, matrapikun, dum-dumin dhe rrëmbe briskun. Kadare është një shkëmb gjigand që hera-herës mbulohet nga shkurre, barëra, myshqe.
Detyra jote është tia rruash e t'ia pastrosh myshqet. Lart e poshtë, poshtë e lart...

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hipokrizia: 21/05/2020 11:12

    ik merr rrogen ne kukes se te ka dale

    Përgjigju
  • Haha: 20/05/2020 23:34

    I eshte rrit leshi Kadarese

    Përgjigju
  • i yti Londinezi i vjeter: 20/05/2020 02:42

    Bravo Bled, krenar qe t"kam shok. Me pak rreshta I ke thene te gjitha per Kadarene dhe per ate qe perfaqeson ai.

    Përgjigju
  • Tutu: 19/05/2020 12:36

    SuperBlendi...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër