Me foto/ Portali rus lajme për Ina Nukën, Lulzim Basha sulmon efektiven përmes lobistëve të tij

Me foto/ Portali rus lajme për Ina Nukën, Lulzim Basha sulmon efektiven përmes lobistëve të tij

Lulzim Basha, kryetar i PD

Kreu demokrat Lulzim Basha është aktualisht nën hetim nga drejtësia amerikane për aferat miliona dollarëshe të lobimit përmes oligarkëve rusë, lidhje këto të zbuluara nga mediat ndërkombëtare.

Por për të qënka e vështirë që të ndahet nga lobet ruse, të cilat hera herës i përdor për të fabrikuar shkrime që nxijnë vendin e tij.

Së fundmi, Basha ka zhvendosur protestën e banorëve të Astirit në Rusi, duke i treguar opinionit publik të Rusisë se si Edi Rama po “përdor policë të pambrojtur e të patrajnuar në protesta, që ata të lëndohen dhe më pas të përdoren politikisht”.

Dje portali informativ Tsarizm.com, që raporton çështje rreth Rusisë dhe ish republikave sovjetike, ritheksonte atë që kemi dëgjuar ditët e fundit nga Basha, se efektivja Ina Nuka ishte një police e pambrojtur dhe e patrajnuar që po përdorej nga pushteti i Edi Ramës.

Artikulli i portalit rus Tsarizm.com që mbështet protestën e 'Astirit'

Me rreth të kuq pronari i portalit L.Todd Wodd, gazetar i lidhur me lobistët rusë

Mesazhi i Bashës ishte vënë në gojën e një gazetareje me emrin Alice Taylor, që ndër të tjera në shkrimin e saj i bënte thirrje diplomatëve të huaj në Tiranë, të zgjoheshin përpara padrejtësive të qeverisë Rama.

Por si faktohet lidhja e Bashës me propagandën ruse? Portali Tsarizm.com është në pronësi të L.Todd Wood, gazetar me banim në Moskë, emër ky i njohur për shkrimet e tij kundër Shqipërisë në Washington Times, por edhe si njeri i idhur me lobistët rusë.

Mediat zbuluan disa kohë me parë lidhjen mes tij dhe Yuri Vanetik, lobist rus dhe anëtar bordi në Tsarizm.com, mik dhe bashkëpunëtor me Nick Muzin, Mike Flynn dhe Kemal Alptekin, që të tre lobistë të Lulzim Bashës.

Së fundmi, mediat amerikane e kanë vënë këtë portal në qendër të sulmeve si një pasqyrë e pështirë e propagandës pro ruse. Shkaku është bërë pikërisht Vanetik, që sipas amerikanëve e përdor portalin për të fabrikuar shkrime në favor të klientëve për të cilët lobon, veprim që drejtësia amerikane e cilëson të paligjshëm.

Portali Tsarizm është i mbushur me shkrime kundër identitetit të shqiptarëve, e në të njejtën kohë me qoka, promovime dhe reklama për klientët e lobistëve si Nick Muzin dhe Yuri Vanetik, dy njerëz që sipas investigimeve kanë shërbyer për Lulzim Bashën.

Së fundmi, ja ku është një tjetër provë që ata e kanë përdorun portalin e L. Tood Wood për t’i bërë jehonë mesazhit të Bashës se efektivja e plagosur rëndë Ina Nuka, ishte thjesht një vajzë e patrajnuar, e përdorur nga pushteti. Marrë nga Lexo.al 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrefi: 26/11/2018 02:06

    Luzimi eshte mik i ngushte i car Putinit.

    Përgjigju
  • Proka: 25/11/2018 22:48

    Do i mbesin ne fyt milionat nga tradhtia, secili ngulet ne kujin e vet.

    Përgjigju
  • Arbër: 25/11/2018 18:51

    Ky është spiun rus që paguhet shumë, njëkohësisht edhe tradhtar i kombit, futeni në qeli këtë matuf!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)