'Më kërkoi favore s*ksuale në këmbim të një vendi pune'/ Egla bën deklaratën e papritur: Isha shumë e vogël

'Më kërkoi favore s*ksuale në këmbim të një vendi pune'/ Egla bën deklaratën e papritur: Isha shumë e vogël

Egla Ceno

Një ndër protagonistet e Big Brother Vip në Shqipëri, aktorja shqiptare Egla Ceno, ka treguar se kur ishte në moshë të re i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Pyetjes “a të ka kërkuar ndonjëherë favor seksual shefi?” në sfidën e “Thuaje ose Pije”, Egla u përgjigj duke treguar se kur sapo kishte mbaruar akademinë, punëdhënësi i vendit që ajo shkoi për të kërkuar punë,në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka kërkuar favore seksuale.

“Po kërkoja punë nëpër Tiranë dhe shkoj te piramida që ishte ‘Top Albania Radio’ dhe punonte një person që sot e shfaq fytyrën e vet në një televizion tjetër bashkë me një kolegun tim.  Në kërkesën time për punën ai tha “po varet”, ka qenë shumë i drejtpërdrejtë. Kam ikur nga sytë-këmbët e tij sepse isha shumë e vogël, sapo kisha mbaruar akademinë. Këta mesa duket mjafton që të jesh femër dhe e provojnë.”- tregoi aktorja.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot