Me këto ritme, pas 2021 nuk ka më PD

Me këto ritme, pas 2021 nuk ka më PD

Foto ilustruese

Nxitësit e dështimit të Reformës Zgjedhore, apo dhe denoncuesit e rremë të akuzave të fabrikuara në mënyrën më amatoreske, si dhe mungesa e “nuhatjes” për situatat e mëvonshme, duket se do të jenë disa prej shkaqeve që do të fundosin Partinë Demokratike jo vetëm në zgjedhjet e 2021, por edhe pas tyre. Në rast se kjo parti vazhdon me këto ritme, me këto lojëra fjalësh, dhe skenare që do ti shkonin për shtat vetëm djemve të lagjes, pas 2021, ajo ndoshta nuk do të jetë më parti. Çfarë do të jetë?

Thjesht një seli gjysëmbosh dhe gjysëmplot, e mbushur me ish-ministrat e Doktorit dhe milionerët e ish-pushtetit. Por edhe ata në rast se vazhdojnë për “inerci” ti bëjnë ndonjë vizitë rutinë partisë që i mbushi thesin me para. Kjo për faktin se Partia Demokratike, akoma nuk e ka kuptuar se në terrenin ku po bën lojëra të tilla, nuk luhet zbadhur, por me atlete. Përfundimi i draftit konsensual i Reformës Zgjedhore brenda datës 31 maj, ishte dakordësia e vetme e arritur nga mbledhja online e Këshillit Politik, me përfaqësues nga të gjitha palët politike. Por sekretarët dhe delegatët e ish-opozitës së vjetër, një ditë i qëndrojnë, dhe një ditë i largohen “fjalës së dhënë”.

Ndonëse kanë kaluar rreth 4 muaj nga nisja e punës së Këshillit Politik, palët duket se janë kthyer në pikën zero sa i përket metodologjisë së punës. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Bylykbashi, në tryezën e Reformës Zgjedhore deklaroi se “opozita i ka kërkuar maxhorancës që të shprehej për propozimet e bëra nga PD-ja dhe aleatët e saj deri më 9 mars, kur edhe u ndërpre puna e Këshillit për shkak të pandemisë së koronavirusit”. Ish-opozita e djeshme, duket se e merr për “dobësi” interesimin që bëjnë ndërkombëtarët lidhur me uljen në tryezë, paracaktimin e afatit për përmbylljen e zgjedhores, apo tema të tjera me interes kombëtar.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe LSI, po sillen jo si partnerë dinjitozë të një tryeze serioze, por si dasmaxhinj të këqinj. Mungesa e angazhimit dhe e pozitivitetit për të qenë bashkëpunues deri në fund në tryezën e përbashkët mes dy kampeve politike, si dhe nxitja e “cicmic”-eve mes tyre, ku gjithmonë shkaktari dihet kush është, tregon kërrnallën që ka marrë aleanca e “opozitaristëve”. Tanimë është e qartë se, me PD-LSI në tryezë, apo edhe pa prezencën e tyre, Reforma e re Zgjedhore do të miratohet, dhe se gjithçka do të përmbyllet sipas rekomandimeve të OSBE-së.

Të presësh pafund një parti të fundosur, do të thotë ti shkosh pas asaj në greminë, ndaj mendoj se kjo natyrisht do të sjellë situata të tjera, edhe më të trishta për kampin opozitarist. Me këto ritme, pas 2021 padyshim nuk do të kemi më PD, nuk do të kemi më as pretendime për “vjedhje votash” apo “blerje zgjedhjesh”, pasi do të kemi një Reformë të re Zgjedhore, dhe një administratë të re zgjedhore, e pavarur nga politika, e miratuar dhe mbështetur fuqishëm edhe nga ndërkombëtarët. Ajo që do të mbetet pas 2021, do të jetë thjesh hija e së keqes dhe shija e së shkuarës…….madje do të tregohet edhe historia e saj. Na ishtë njëherë një Parti Demokratike, që lindi nga studentët, u shfrytëzua nga Doktori, dhe u fundos nga Lulzimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pse?: 14/05/2020 16:14

    Ka vdek PD qe thoni ..... na ishte njeher PD....?

    Përgjigju
  • Konjak: 14/05/2020 11:33

    Nuk besojse te ha maraku se dote dodesohet PD , dukesh qart se ke nje ngerc te fuqishem qe s'te le te japesh ndonje mendim per te qene , mllefet muk jane arsyetim ,, jane nje mashtrim i ulet , qe pebalt vetem autorin e shkrimit . Partite politike , jane te popullit , prandaj duhen konsideruar si te tilla , kurse propagandat tuaj jane nxitje per armiqesi ne popull ; Pra kerkoni te na hidhni , te gjith kundra te gjitheve . Krijimi i ketyre tymnajave , coroditjeve ,urrejtjeve ,e lloj loj mashtrimeve , per perfitime djallezore , dikur do ti paguani , iu , dhe te tjere si ju .Mos u mundoni te ndertoni , kenaqesin tuaj , mbi fatkeqesine e popullit . Mos e trashni zullumin , se dote keputet se bashku me ju .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra