‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat

 

Avokati Idajet Beqiri në “Studio Live”, Report Tv ka komentuar përplasjet mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit si dhe lëvizjet e fundit në Partinë e Lirisë. Meta dhe Kryemadhi sipas Beqirit kanë krijuar një “teatër politik”, për të mbrojtur pasuritë e përfituara ndër vite. Po ashtu, sipas avokatit, Meta “duhet të bëhet i penduar i drejtësisë dhe të tregojë të gjitha shkeljet që kanë dëmtuar vendin nga politika”.

“Janë teatër, janë lodra të fëlliqura që ai bën... Bën si i çmendur por nuk është i çmendur. Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja. Ato janë afera të jashtëzakonshme... Meta është larguar nga shtëpia, ka hallin të ruajë pasuritë. Shqiptarët kanë shpërthyer tani, do t’ia thonë të gjitha aferat. Meta është larguar nga shtëpia, ka hallin të ruajë pasuritë. Shqiptarët kanë shpërthyer tani, do t’ia thonë të gjitha aferat.

Tensionet mes Metës dhe Kryemadhit janë teatër. Meta nëse do të kishte cipë do t’i tregonte drejtësisë aferat e jashtëzakonshme dhe që kanë prekur rëndë Shqipërinë. Janë aq tradhtarë në shkallën më të lartë, sa thonë le ti marrin të tërë këto shtetet e huaja por vetëm shqiptarët mos ti marrin. Por bjeri ore në Shqipëri". u shpreh Beqiri.


Lajmi kryesor:

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta


B.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Kremlini i quan 'përshkallëzuese' komentet e Cameronit për armët britanike në Ukrainë

Kremlini i quan 'përshkallëzuese' komentet e Cameronit për armët britanike në Ukrainë