'Më mirë shpullën sesa plumbin nga armiku' Meta zbulon kush e mësoi të hipë në paralele, të mbërthejë e zbërthejë automatikun 56, brenda 56 sekondash

Presidenti i Partisë së Lirisë takoi sot profesorin e tij të ‘Sami Frashërit’ Edmond Gegën ku dhe kujtuan kohët e vjetra kur ai ishte gjimnazist dhe falë profesorit dhe disiplinës së tij  shkolla shkëlqente në spartakiada dhe olimpiada.

Meta zbulon dhe se nga kush e ka pasionin për të hipur në paralele

“Të gjithë ata që nuk janë dakord që unë të hipi në paralele duhet ta dijnë se fajin e ka profesor Mondi.  Ky më ka mësuar dhe edukuar si të hipi e ekzekutoj në paralele e më thotë ke vend akoma për përmirësime”

Gjithashtu ndau dhe një histori me profesorin që I kishte mësuar të zbërdhente dhe mbërthente automatikun 56 brenda 56 sekondash.

“Profesor Mondi na mësoi si ta mbërthemin e zbërdhenim automatikun model 56 për 56 sekonda. Një second më shumë haje shpullën e na thoshte: Më mirë shpullën nga profesori sesa plumbi nga armiku. Faleminderit professor se shpullat e tua na kanë bërë më të mirë” thotë Meta

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit dhe çfarë ndodh gjatë saj