Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), është zhvilluar seanca në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.
Aleksandër Dodani, banor i Vaut të Dejës, ishte dëshmitari i radhës në seancën e së martës ndaj kryebashkiakut Shkreli. Dodani është shprehur se Shkreli e ka marrë në telefon dhe se i ka thënë krushkut të tij të votonte PS-në, teksa shton se ai është demokrat. Por Dodani mohoi që të ketë pasur ndonjë presion nga Shkreli.
Dodani: Unë kam dhënë dëshminë te prokuroria, atyre fjalëve i qëndroj
SPAK: Jeni në një dijeni për një investim për një linjë elektrike në shërbim të banorëve?
SPAK: A e njihni Kristjan Shkrelin
Dëshmitari: Jemi të zonës. Është kryetar i bashkisë së Vaut të Dejës.
SPAK: Në vitin e kaluar 11 maj 2025 janë bërë zgjedhjet, a keni pasur kontakt për zgjedhjet elektorale?
Dëshmitari: Unë s’kam pasur kontakt. Më ka marrë në telefon. Kam një mik timin aty në Araç, zona jonë është e ndarë PS, PD. Miku im është i djathtë, unë jam i majtë. Kristjan Shkreli më ka marrë në telefon. Unë mikut tim (krushkut) i kam thënë të votojë për PS, por ai është demokrat.
Avokati: Ju kërkoi votën kundrejt ndonjë përfitimi?
Avokati: Kristjani ju ka bërë ndonjë presion?
Dëshmitari: Absolutisht jo.
Sipas SPAK, gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për PSD-në”.
Prokuroria e Posaçme thotë se Shkreli ka shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë fushatës. Pak ditë para zgjedhjeve, zyrtarit të lartë vendor iu sekuestrua aparati celular nga SPAK.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente








