Më në fund! Tuna e
konfirmon: Jam shtatzënë

Më në fund! Tuna e<br />konfirmon: Jam shtatzënë
Tuna më në fund e ka konfirmuar. Ajo është shtatzënë.

Pak para se të performonte këngën e saj të re, “Duam” konkurruese në festivalin “Kënga Magjike”, këngëtarja bukuroshe ka postuar një foto në profilin e saj në instagran ku shkruan: “Brenda trupit tim ti je..." Sonte do të këndoj me Ty. Pas pak në Kënga Magjike 2016 #duam...

Por lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtarja teksa ishte e ftuar tek i ‘E diela shqiptare’.

Moderatori Ardit Gjebrea është afruar pranë këngëtares, afroi kokën në prehrin e saj është shprehur se ka ndjerë "diçka". Këngëtarja nga Shkupi ka pranuar se “aty” është një krijesë tjetër.

“Doja ta mbaja për vetë të gjithë këtë, por ishte e pamundur. Nuk e di si u zbulua. Po kudo që shkoja, nuk më shikonin më në sy, por vetëm poshtë, tek barku”, është shprehur Tuna. 

Prej kohësh Tuna ndodhet në një lidhje me Patris Berisha, ku presin dhe të bëhen prindër.

tuna
(Postimi i këngëtares në Instagram)

Redaksia Online
(B.K.Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën