Për të shmangur fitimet marramendëse dhe abuzimet, për qeverinë zgjidhje ishte ngritja e bordit të transparencës për monitorimin e marzheve të fitimit dhe caktimin e çmimeve për disa produkte ushqimore.
Në vetvete caktimi i çmimeve tavan dhe kontrolli i fitimit, qëllim kishte goditjen e abuzimit dhe ofrimin e produkteve me çmime më të lira për konsumatorët. Por sa po përmbushet ky mision?
Krejt e kundërta ka ndodhur nëpër dyqanet ushqimore. Në këtë rast bizneset nuk po abuzojnë që të caktojnë çmime mbi ato të caktuara nga bordi, por kanë unifikuar çmimet për produkte të ndryshme në cilësi.
Si rast për të treguar se bordi nuk i ndali abuzimet por i legjitimoi ato ka të bëjë me çmimin e vajit të lulediellit. Nëse përpara caktimit të çmimeve nga bordi vajin mund ta gjeje me çmime të ndryshme në bazë të markave, sot i gjend të gjithë në një çmim, në kufi të tavanit të qeverisë.
Vaji Gold, Floriol, King apo Olim asnjëherë nuk kanë pasur çmime të njëjta, në fillim të muajit mars vaji King u shit 220-249 lekë, Olimimesatarisht 200-219 lekë apo Solei me rreth 249 lekë litri. Në muajit janar e shkurt këto çmime ishin mesatarisht 50 lekë më lirë.
Ndërsa tani pas ngritjes së bordit të gjitha llojet e vajit kushtojnë 380 lekë dhe 381 lekë litri, duke bërë që disa nga kompanitë që gjithmonë kanë pasur çmime të ulëta tashmë të fitojnë më shumë.
Pyetja që ngrihet është nëse këto kompani kanë të njëjtat kosto, cilësi dhe marzh fitimi që kanë çmime të njëjta?
Bordi thotë se është e pamundur caktimi i tavaneve sipas markave, por vendosja e një tavani ka shtuar më tej abuzimet. I njëjti shqetësim u ngrit edhe në Kuvend nga deputeti socialist Erion Braçe.
“Ekzistenca e bordeve është abuzimi më i madh në treg. Janë marrëveshje që kanë cenuar konkurrencën në vite”, tha Braçe.
Produktet e vajit dhe yndyrat patën shtrenjtimin më të madh në muajin prill, ku INSTAT raportoi se rritja e çmimeve për këto produkte ishte 24.2% në raport me një vit më parë.
p po mire te na behet...popull dele
PërgjigjuNuk mjaftojne tregetaret qe te pakten bejne dicka, tani ne cmim eshte futur edhe bordi si kosto e shtuar dhe ata si shtetar kane oreks te pa pare
Përgjigju