‘Më përdori, më futi në kurth”, me të njëjtën monedhë Ermal Mamaqi i përgjigjet të dashurës së Nas Daily (Video)

‘Më përdori, më futi në kurth”, me të njëjtën monedhë Ermal Mamaqi i përgjigjet të dashurës së Nas Daily (Video)

Moderatori Ermal Mamaqi dhe e dashura e Nas, Alyne

Zënka mes  moderatorit Ermal Mamaqi dhe të dashurës së blogerit të njohur Daily Nas, mbushi të gjitha portalet. Në puntatën e “Xing me Ermalin”, ku ishin të ftuar blogeri Nas Dsily dhe e dashura e tij, Alyne shpërtheu në lot kur Kejvina e pyeti Nas nëse udhëtonte për të takuar femra të tjera.

Ajo u perlot dhe tha se në Shqipëri femrat i trajtojnë si plehra, se kjo ishte një shaka seksit dhe nuk është aspak për të qeshur. Alyne bëri gjithashtu një video ku shpjegonte se si sipas saj Ermali është seksit dhe aspak humorist. Të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatori shqiptar. Ermal Mamaqi publikoi një video në Youtube ku sqaronte se e dashura e Nas Daily e përdori këtë situatë për më shumë audiencë, dhe se e futi në kurth.

“Përshëndetje, unë jam Ermal Mamaqi. Jam nga Shqipëria. Jam komedian dhe drejtoj programin tim televiziv “Xing me Ermalin” i cili është Late Night Shoë. Para disa javësh ftova një blogger, Nas Daily. Për më tepër duke qenë se jam një person i dashur, për dashamirësi ftova edhe të dashurën e tij. Po diçka e tmerrshme ndodhi. Ne bëmë një pyetje si ajo që bëjmë në çdo episod. Dua të theksoj që ia kishim shpjeguar të ftuarit më përpara. Kejvina, vajza e emisionit hyri dhe bëri pyetjen: Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?

Dhe çfarë ndodhi? Nasi qeshi, publiku qeshi, por dikush nuk qeshi.

Në fillim isha konfuz sepse nuk e dija nëse ajo po qante, po qeshte apo po shtirej. Isha i shokuar sepse ishte hera e parë që diçka e tillë ndodhte dhe nuk dija si të reagoja, por i shpjegova se ishte një shaka dhe një pyetje qesharake dhe se do ta prisnim atë pjesë. Por ajo filloi të na ofendojë, jo vetëm mua, por çdo shqiptar duke thënë se sa harbutë qenkemi ne ndaj femrave. Ne e transmetuam atë pjesë me lejen e saj. Në fakt ajo këmbënguli.

Pyes veten përse? Dhe çfarë ndodh më pas? E dashura e Nasit bën një video për të vënë në dukje çështjen e saj duke më përdorur mua si imazh seksizmi për të treguar sa i keq jam unë dhe sa e drejtë është ajo. Në video ajo thotë se unë i përmendja Nasit vajzën seksi. Por unë nuk e përmenda në mënyrën që ajo thotë, unë vetëm po i theksoja një pjesë të emisionit. Unë besoj se e dashura e Nasit e përdori këtë situatë. Sipas videos së montuar mjeshtërisht nga e dashura e Nasit unë nuk jam komik.

Ndoshta nuk jam, kjo është subjektive. Në çështjen që ngre e dashura e Nas dhe që po bën virale, kam dyshime që ajo vetë po përdor femrat negativisht dhe sidomos Kejvinën. Ajo po përdor imazhin e një vajze tjetër për të ngritur çështjen e saj. Do doja të thoja se sa shumë i respektoj vajzat dhe gratë dhe këdo që ka potencialin t’i përgjigjet çdo njeriu që bën pyetje të papërshtatshme duke theksuar se jetojmë në një botë ku vetëbesimi dhe liria e fjalës na garantojnë një jetë më të mirë. Premtoj që do të përmirësohem si njeri dhe nëse kam ofenduar ndonjë, nuk ka qenë qëllimi im, qëllimi im është të bëj njerëzit të qeshin. Dhe, e dashura e Nasit ajo ishte një shaka, ndërsa kjo, jo,”- shprehet Ermali në video.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie