Me përfaqësuesin e UNICEF, Shahini tregon masat në shkolla: Mësues kujdestar në çdo kat

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka prezantuar masat anti-Covid në shkolla me nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Sëbashku me Roberto de Bernardi, përfaqësuesin e UNICEF Albania, Shahini këshilloi fëmijët të jenë të vëmendshëm me mësimet e prapambetura, por edhe me masat anti-covid për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Ministrja e Arsimit, tha gjithashtu se për të shmangur grumbullimet e nxënësve, në çdo kat do të ketë një mësues kujdestar.

Ne kemi vendosur që për këtë fillim të vitit shkollor të hapim shkollat sepse e kemi parë të rëndësishme që nxënësit të kthehen në ambientet shkollore duke ruajtur shëndetin e tyre. Është organizuar hyrja me distancë, matje të temperaturës në hyrje dhe dalje. Është e rëndësishme që ata të mbajnë distancën edhe në kohën kur janë në shkollë. Në çdo kat do ketë mësues kujdestar që do ndihmojë nxënësit të lëvizin për të evituar grumbullimin e tyre duke ruajtur distancën. Duhet të ruajmë shëndetin tonë, maskat duhet t’i mbani gjithë kohës”, u shpreh Shahini.

Ndërsa Roberto de Bernardia tha: “Falenderoj Shahinin që organizon këtë aktivitet. Të gjithë e dimë që këto janë kohë të vështira prandaj ju po i zbaton këto masa. Rikthimi në shkollë është i rëndësishëm. E përsëris kur jeni ulur në bankë mbani distancën, përdorni dezinfektues dhe vendosni maskën.

Hapja e shkollave është diçka e rëndësishme për vendin dhe fëmijët. UNICEF ka bashkëpunuar për të siguruar xhelët, posterat sensibilzues. Kemi siguruar edhe një pajisje digjitale për mësimin online dhe njëkohësisht kemi mbështetur me prodhimin e kurseve online, kurrikula etj."

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?