Me pranga në duar dhe kokat poshtë, kështu janë shfaqur aktivistët e “Global Sumud Flotilla” pasi u ndaluan nga marina izraelite gjatë lundrimit drejt Gazës. Pamjet janë publikuar nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, i cili shkoi në portin e Ashdodit dhe i ironizoi aktivistët me fjalët: “Mirë se vini në Izrael, ne jemi pronarët e kësaj shtëpie”.
Në një tjetër video, një aktivist afrohet pranë ministrit dhe më pas neutralizohet nga agjentët e Shin Bet. Ben-Gvir dëgjohet gjithashtu duke i thënë një aktivisti “Am Yisrael Chai” (“Populli i Izraelit jeton”), ndërsa në sfond dëgjohet thirrja “Hatikva” (“Rroftë!”).
“Mund të shihni si erdhën me shumë krenari dhe si janë katandisur tani. Nuk janë heronj apo diçka e tillë, janë mbështetës të terrorizmit”, deklaroi Ben-Gvir, duke i kërkuar kryeministrit Benjamin Netanyahu që aktivistët të mbahen për një kohë të gjatë në burgjet antiterrorizëm.
Pamjet e publikuara nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ku shfaqen aktivistët e Global Sumud Flotilla të gjunjëzuar dhe me duart e lidhura, kanë shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare.
Franca, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Kanadaja kanë thirrur ambasadorët izraelitë për të kërkuar shpjegime lidhur me trajtimin e aktivistëve.
Reagimi i Italisë për këtë video ishte i menjëhershëm. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, i cilësuan pamjet “të papranueshme”.
“Pamjet e ministrit izraelit Ben Gvir janë të papranueshme. Është e palejueshme që këta protestues, mes të cilëve ka shumë qytetarë italianë, t’i nënshtrohen një trajtimi që cenon dinjitetin njerëzor”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Melonit dhe Tajanit.
“Qeveria italiane po ndërmerr menjëherë, në nivelet më të larta institucionale, të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar lirimin e menjëhershëm të qytetarëve italianë të përfshirë. Italia kërkon gjithashtu ndjesë për trajtimin e rezervuar ndaj këtyre protestuesve dhe për shpërfilljen totale të treguar ndaj kërkesave të qarta të Qeverisë italiane” thuhet më tej
Për këto arsye, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar do të thërrasë menjëherë ambasadorin izraelit për të kërkuar sqarime formale mbi atë që ka ndodhur.
Në mesin e 428 aktivistëve të ndaluar nga marina izraelite, është dhe shqiptari Baki Goxhaj. Ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë në vijim me ta, ndërsa sipas Ministrisë së Jashtme në Shqipëri, rasti po ndiqet nëpërmjet kanaleve diplomatike për të siguruar respektimin e të drejtave të tij.

Fati i aktivistit shqiptar Baki Goxhaj, i cili ishte pjesë e flotiljes humanitare “Sumud” që ishte nisur drejt Gazës për të dërguar ndihma humanitare, po që u ndalua nga ushtria izraelite në ujërat ndërkombëtare, është ende i paditur.
Nga ana e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, apo e Ambasadës shqiptare në Izrael, nuk ka ende një reagim apo informacion për vendndodhjen apo gjendjen e tij shëndetësore.
Bashkëshortja e tij Eriselda Balliu, tha dy ditë më parë për Report Tv se kishte komunikuar me Ambasadën shqiptare në Izrael si dhe me Ministrinë e Jashtme në vend, por askush nuk e ka vënë në dijeni për vendndodhjen e bashkëshortit të saj.

Pamjet e publikuara nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ku shfaqen aktivistët e Global Sumud Flotilla të gjunjëzuar dhe me duart e lidhura, kanë shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare.
Franca, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Kanadaja kanë thirrur ambasadorët izraelitë për të kërkuar shpjegime lidhur me trajtimin e aktivistëve.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, e dënoi videon duke shprehur indinjatë për mënyrën e trajtimit të të ndaluarve.
Nga Holanda, ministri i Jashtëm Tom Berendsen i cilësoi pamjet “tronditëse dhe të papranueshme”, duke theksuar se shkelet dinjiteti njerëzor.
Edhe Belgjika reagoi ashpër, ndërsa ministri Maxime Prévot deklaroi se mes të arrestuarve ndodhen edhe shtetas belgë.
Ministrja britanike Yvette Cooper u shpreh “vërtet e tronditur”, duke kërkuar sqarime nga autoritetet izraelite për trajtimin e aktivistëve.
Ambasadori gjerman në Izrael, Steffen Seibert, e cilësoi trajtimin ndaj të ndaluarve “krejtësisht të papranueshëm”.
Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, e quajti videon “monstruoze, çnjerëzore dhe të turpshme”, duke kërkuar edhe falje publike nga Izraeli.
Edhe Irlanda reagoi me tone të forta, ndërsa ministrja Helen McEntee kërkoi lirimin e menjëhershëm të shtetasve irlandezë të ndaluar.
Kanadaja iu bashkua reagimeve ndërkombëtare, me ministren Anita Anand që deklaroi se trajtimi i civilëve duhet marrë “shumë seriozisht” dhe kërkon veprim urgjent.
Komente








po lideri yne _nderplanetar_ protestoi gje?
PërgjigjuItalia shtet kot copez pa karakter. 2035 Spanja kalon ne G7 dhe e zbyth tek G20 italine ! Edhe emri Italica vjen nga Seviglia Spanje !
PërgjigjuO ju epitoma e gazetaris, ne vend qe te jepni lajmin te paanshem, filloni dhe e demonifikoni izraelin. T'ju vij turp per faktin qe e quani veten gazetar
PërgjigjuKta jane djalli mbi toke ti thua demonifikon.Psikopate pa limite.
Beluli po ato femijet izraelite 1000 e ca te vrare apo sjane femije ato?
Mediat deri me sot i kane mbrojtur ata felliqesira qe vrasin femije por bota duhet te reagoje ashper kundra krimineleve cifute dhe atyre mbeturinave qe i perkrahin ata vrases psikopate
Izraeli e demonizon vet veten me sjelljen qe ben, ska nevoje ta demonizojne te tjeret
Ca thu o Ari Ke video qe tregojn qe I kan ndaluara dhe arrestuar ne ujeta nderkimbetare.e para e dyta ne asnje vend te bites se qytetetuar nuk trajtihwn kshu te burgosurit.perjashto Guantanamon e cila u mbyll.e fundit te dergosh ushqime ne Gaza dhe te quhesh terrorist nga ata qe kan vra femije e I kan len me vdek Urie SI e Quan ti meqe Po e demonifikon gazetari sipas teje
Shteti terrorist cifut duhet te izolohet nga pjesa tjeter e botes por duhet te dergojme bashke me ta dhe kryeministrin e vendit edi palloshi
PërgjigjuO vlla me ndryshim e ligjit blerjes tokes nga te huajt, Izraelit do vin ketu sic iken ne Gaza refugjat do na kthejn shqiperin ne toke te premtuar.!