''Më vjen turp nga ai transferim'', Anelka rrëfen momentin e vështirë në karrierë: Aty luajta vetëm 45 minuta

''Më vjen turp nga ai transferim'', Anelka rrëfen momentin e vështirë në karrierë: Aty luajta vetëm 45 minuta

Nicolas Anelka në vitin 2013 tek Juventus

Nicolas Anelka, bomberi golashënues i cili për shumë vite luajti në nivelet më të larta të futbollit rrëfeu për një media italiane momentin më të vështirë në karrierë. Francezi tha se transferimi më i turpshëm për të ka qenë ai tek kampionët e Italisë, Juventus në vitin 2013. 

Në Torino francezi u dha në formë huazimi nga Shanghai Shenhua për 6 muaj, por aty 40- vjeçari luajti vetëm 45 minuta, dhe më saktë u paraqit në ndeshje. Disa minuta ndaj Celtic në Champions League dhe në Seria A ndaj Atalantas. Kaq mjaftuan që për francezin kjo aventurë të ishtë më e errëta në jetën e tij futbollistike. 

"Fatkeqësisht, kjo do të mbetet përvoja ime më e keqe [në futboll] pasi kam luajtur vetëm 45 minuta dhe kurrë nuk kam veshur fanellën në stadiumin Juventus para tifozëve."- tha Anelka. 

Gjithsesi për bomberin kjo periudhë ishte thjesht një 6- mujor i keq. Francezi në karrierën e tij ka luajtur për shumë ekipe 'BIG' duke e filluar nga Paris Saint Germain dhe për të vazhduar tek Arsenal, Real Madrid, Liverpool, Manchester City, Chelsea por edhe për ekipe të tjera si Fenerbahce, Bolton Wanderers, Shanghai Shenhua, West Bromwich Albion dhe Mumbai City duke numëruar në listën e gjatë të ekipeve të tij 7 vende të ndryshme. 

Po ashtu 40- vjeçari me origjinë nga ishulli Martinique i Karaibeve përfaqësoi fanellën e Francës në 69 ndeshje duke shënuar 14 gola. Pas dy eksperiancave si trajner- lojtar tek Shanghai dhe Mumbai, ai është prej 2018 trajner i të rinjvë të Lille në Francë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin