Media: Hamas nuk është informuar se do dëbohet nga Doha! Katari heq dorë nga ndërmjetësimi mes grupit palestinez dhe Izraelit

Media: Hamas nuk është informuar se do dëbohet nga Doha! Katari heq dorë nga ndërmjetësimi mes grupit palestinez dhe Izraelit

1731165424_4242KatarPearlvisitqataruns.jpg

Katar

Udhëheqësit e lëvizjes palestineze Hamas, nuk u informuan se nuk ishin më "të mirëpritur në Doha", kryeqytetin e Katarit. Kështu raporton media  “Al Araby”, duke shtuar se lajmet që administrata e presidentit Joe Biden u ka kërkuar paraprakisht zyrtarëve të Hamas të largohen nga Katari, është i pasaktë.

Gjithashtu, media Corriere della Sera, bën me dije se Katari është tërhequr nga roli si ndërmjetësues mes grupit palestinez dhe Izraelit për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe në këtë kontekst ka vërtetuar se zyra dimplomatike e Hamasit "nuk i shërben më asnjë qëllimi".

“Katari kanë informuar si izraelitët ashtu edhe Hamasin se për sa kohë ka një refuzim për të negociuar një marrëveshje me mirëbesim, ata nuk mund të vazhdojnë të ndërmjetësojnë. Si rezultat, byroja politike e Hamasit nuk i shërben më qëllimit të saj”,-  raporton “Al Araby”, duke cituar një zyrtar.


Lajmi kryesor:

Gaza/ Katari tërhiqet si ndërmjetësues në negociatat për armëpushim: Selia e Hamasit në Doha nuk ka arsye të ekzistojë! Grupi palestinez: Asnjë kërkesë për largim nga vendi


K.M/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës