Lufta/ Izraeli sulme të reja në Liban: Janë goditur 1100 objektiva të Hezbollahut! Autoritetet libaneze: 356 të vdekur! Netanyahu: Po parandalojmë sulmet kundër nesh

Lufta/ Izraeli sulme të reja në Liban: Janë goditur 1100 objektiva të Hezbollahut! Autoritetet libaneze: 356 të vdekur! Netanyahu: Po parandalojmë sulmet kundër nesh

Yahya Sinwar

Izraeli ka ndërmarrë të tjera sulme ajrore drejt Libanit. Sipas ushtrisë izraelite janë sulmuar rreth 1100 objektiva të Hezbollahut në Luginën Bekaa dhe Libanin jugor sot. Këtë e kanë raportuar mediat izraelite. Sipas ushtrisë, objektivat përfshijnë raketa, baza lëshimi, drone dhe ndërtesa ku Hezbollahu fsheh armatimet.

Ndërkohë Ministria libaneze e Shëndetësisë në një informacion të përditësuar thotë se janë 356 të vdekur mes tyre edhe 24 fëmijë, dhe më shumë se 1246 të plagosur nga sulmet izraelite.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ministri i mbrojtjes Yoav Gallant dhe shefi i shtabit të IDF Herzl Halevi mbajtën një vlerësim të situatës në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv.

Gjatë takimit, Netanyahu tha: "Ne po përballemi me ditë komplekse. Unë premtova se do të ndryshonim balancën e fuqisë sonë ushtarake në veri - dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjmë. Ne nuk presim kërcënimin, por ne po parandalojmë sulmet kundër nesh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:10
Ushtria izraelite: 1100 objektiva të Hezbollahut u goditën

1727091027_liban.jpg

Ushtria izraelite tha se avionët e saj sulmuan rreth 1100 objektiva të Hezbollahut në Luginën Bekaa dhe Libanin jugor sot. Këtë e kanë raportuar mediat izraelite.

Sipas ushtrisë, objektivat përfshijnë raketa, baza lëshimi, drone dhe ndërtesa ku Hezbollahu fshehu aramtimet.

Ora 16:14
Ministria e Shëndetësisë në Liban: 182 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur nga sulmet izraelite

Numri i të vdekurve nga bombardimet intensive izraelite në Libanin jugor është rritur. Të paktën 182 persona kanë vdekur dhe më shumë se 700 të tjerë janë plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria libaneze e Shëndetësisë. Numri i mëparshëm ishte 100 të vdekur dhe 400 të plagosur.

Ministria libaneze e Arsimit njoftoi se mësimet do të anulohen në të gjithë vendin. Ndërsa Ministri i Brendshëm tha se shkollat ​​në rajone të ndryshme do të shndërrohen në strehimore për shumë banorë libanezë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Sipas La Repubblica mijëra njerëz kanë filluar që të largohen nga Libani jugor për t’i shpëtuar sulmeve izraelite.

Ora 14:12
Izraeli bombardon Libanin: Goditëm 300 objektiva të Hezbollahut! Bejruti: 100 të vdekur dhe mbi 400 të plagosur! Kryeministri Mikati: Izraeli, luftë për shfarosje

Moment nga bombardimet e Izraelit në Libanin Jugor

Bejrut- Izraeli ka vijuar bombardimet me intensitet në të dy frontet në Gaza dhe kryesisht në Libanin Jugor, objektivin e ri pas nisjes së luftës me Hezbollah.

Ministria libaneze e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat mesditën e sotme (23 Shtator), duke saktësuar edhe një herë numrin e të vdekurve nga sulmet izraelite: 100 të vdekur dhe mbi 400 të plagosur (por shifrat mund të ndryshojnë përsëri), shkruan “La Repubblica”.

Që nga mëngjesi i sotëm, Forcat Ajrore izraelite kanë goditur më shumë se 300 objektiva të Hezbollahut në Liban. Kjo është raportuar nga Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF), të cituar nga “The Times of Israel”.

Së bashku me përditësimin, IDF publikoi një imazh të Shefit të Shtabit, Herzi Halevi, duke miratuar valën e sulmeve ajrore nga dhoma e komandës nëntokësore të ushtrisë në selinë e Forcave izraelite në Tel Aviv.

Mediat libaneze raportuan se 2 fëmijë janë mes të vdekurve në Libanin Jugor, në Tibnin, si dhe më shumë se 26 të tjerë u plagosën. Lajmi është bërë i ditur nga media libaneze “Al Mayadeen”.

Kryeministri libanez reagoi ashpër pas bombardimeve, duke e quajtur edhe "lufta e shfarosjes së Izraelit!".

"Agresioni izraelit kundër Libanit është një luftë shfarosjeje dhe një plan për të shkatërruar fshatrat dhe qytetet libaneze", tha Najib Mikati, sipas raportimit të faqes online të gazetës libaneze “An-Nahar”.

Mikati u bëri thirrje “Kombeve të Bashkuara dhe Asamblesë së Përgjithshme dhe vendeve me ndikim, që të pengojnë agresionin (izraelit)”.

Ora 11:00
Izraeli bombardon shkollën e kthyer në qendër pritjeje në Gaza, 3 të vrarë, IDF: Ishte qendër e Hamasit! Hezbollah hedh në erë tankun izraelit

Forcat e Mbrojtjes raportohet se bombarduan edhe një kompleks shkolle në kampin e refugjatëve Nuseirat, në qendër të Rripit të Gazës.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa thotë se të paktën 3 persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën në bastisje dhe se shkolla 'Khaled bin Al-Walid' e synuar, ishte shndërruar në një qendër për njerëzit e zhvendosur.

IDF në vend të kësaj pretendon se helikopterët izraelitë goditën terroristët e Hamasit, në një qendër komandimi të lëvizjes islamike, që ishte përfshirë në shkollën e mëparshme.

Nga ana tjetër, edhe Hezbollah thotë se goditi një tank izraelit Merkava, me një raketë në kufirin me Libanin dhe se ushtarët brenda automjetit "u vranë, ose u plagosën". Por nuk ka pasur konfirmime të mëtejshme zyrtare apo reagim nga Izraeli për ngjarjen.

Ora 08:48
Izraeli bombardon Rripin e Gazës, vriten nëna me 4 fëmijët e saj! Sulm i ri masiv ajror edhe kundër Hezbollahut në Liban!

Nga sulmet e Izraelit në Gaza

Dhjetëra sulme ajrore izraelite u regjistruan në Liban dhe Gaza mëngjesin e sotëm (23 Shtator).

Bombardimet në Deir al-Balah, në Rripin e Gazës, lanë të paktën 5 të vdekur. Viktimat janë një nënë 29-vjeçare me 4 fëmijët e saj.

Agjencia palestineze e lajmeve “Wafa” thotë se pesë persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën. Bombardime pati edhe në disa zona të tjera.

Bastisje pati edhe në Libanin Jugor, pasi Izraeli prej ditësh tashmë po lufton në dy fronte.

Kjo u raportua nga mediat zyrtare libaneze, ndërsa ushtria izraelite këshilloi popullsinë libaneze të largohej nga objektivat e Hezbollahut. Por nuk ka ende raportime për viktima në këtë zonë.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve, agjencia zyrtare e shtypit e Libanit, njoftoi se "avionët luftarakë të armikut filluan më shumë se 80 sulme ajrore në gjysmë ore", duke synuar zona në jug të vendit, në të njëjtën kohë me "bastisje intensive në zonën e luginës së Bekaas", në Libanin lindor, ku u ndjenë goditje të rënda nga popullata.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari, ka lëshuar një paralajmërim të gjerë për herë të parë për popullatën e Libanit jugor, duke u kërkuar atyre të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke parashikuar kështu sulme të reja.

"Nëse qytetarët nuk janë larguar tashmë nga shtëpitë dhe ndërtesat e tjera civile ku ata jetojnë dhe banojnë, por ku Hezbollahu ka ruajtur raketa ose ka ndërmarrë veprime të tjera, ata tani duhet të largohen nga ato zona", tha Hagari.

Hagari gjithashtu shtoi:

"Izraeli do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të rivendosur sigurinë në veri të vendit".  

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZDF: 24/09/2024 09:12

    Izraeli!Ky shtet kr!minel ku në mbi 50 vjet përthith tokë duke vra e masakru njerëz.Fëmij ,pleq,burra e gra. A keni pa ndonjë Shtet që në 33 vjet marrëdhënie me ne të ket ambasadë pa flamur e pa adresë.Jo të gjith e din ku ësht ambasada tyre dhe ai ven ruhet nga rojet e shtetit por ene nga të tyrët që rrin çojn pleqt nga stolat e hijet në mes të diellit se sdun të ken njerëz rreth e qark.Popull Krim!nel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin