Media: Rama më 12 maj në Athinë takon shqiptarët në stadiumin 'Galatsi'! Reagon Ministri i jashtëm grek: Vizitë e parakohshme, por s'mund ta ndalim

Media: Rama më 12 maj në Athinë takon shqiptarët në stadiumin 'Galatsi'! Reagon Ministri i jashtëm grek: Vizitë e parakohshme, por s'mund ta ndalim

Stadiumi Galatsi

Pas shumë lajmeve se kryeministrit Edi Rama nuk do t’i lejohej të mbante takimin e parashikuar me përfaqësues të diasporës shqiptare në Athinë, mediat greke tashmë shkruajnë se takimi është konfirmuar dhe do të mbahet në stadiumin e “Galatsit” në veri të Athinës.

Lidhur me vizitën ka reaguar dhe Ministri i Jashtëm grek, Georgios Gerapteriti. Në një intervistë për radiostacionin SKAI e quajti vizitën ‘të parakohshme e megjithatë tha se nuk do ta ndalojë por do të marrë masat për të garantuar sigurinë e nevojshme.

I pyetur nëse përfshirja e Fredi Belerit në listën me kandidatë për eurodeputetë të Demokracisë së Re provokoi si kundërpërgjigje vizitën e Edi Ramës , ministry e mohoi duke thënë se është një vizitë private që kryeministri shqiptar ka të drejtë ta bëjë dhe se Greqia si shtet demokratik nuk mund ta ndalojë

“Greqia nuk është pengesa për zgjidhjen e krizave apo problemeve - deklaruar Gerapetriti duke theksuar se sa i përket çështjes Beleri , kapitulli i parë mbi të cilin do të vlerësohet Shqipëria është respektimi i shtetit të së drejtës dhe ajo lidhet, jo me marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, por me legjislacionin evropian.

Takimi i 12 majit

Takimi i parashikuar të mbahet në datë 12 maj, në mediat greke u lexua si provokim nga pala shqiptare, pasi përkon me 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, për të cilin Shqipëria dhe Greqia u futën në një përplasje politike dhe diplomatike.

Nga Partia Socialiste dhe kryeministria nuk ka patur në asnjë moment pohim se po hasin në vështirësi me konfirmimin e vendit ku do të mbahej takimi, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ka konfirmuar se do të vijojë me të njëjtën axhendë.

Takimi në Athinë me emigrantët shqiptarë që jetojmë atje, vjen në kuadër të një turi që kryeministri Rama do të zhvillojë me diasporën, fillimisht në Greqi, më pas në Londër, Milano, dhe Duseldorf të Gjermanisë.

 Foto: Ministri i Jashtëm grek, Georgios Gerapteriti duke folur per Skai

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Padrinot politikanë dhe kriminelët me padrino

Padrinot politikanë dhe kriminelët me padrino