Kryetari i Partisë republikane Fatmir Mediu në takimin e zhvilluar në Rrogozhinë u shpreh se shqiptarët në këto zgjedhje duhet të peshojnë mirë votën. Sipas tij forca e njerëzve të lirë do të jetë ajo që do të ndalojë pazaret e qeverisë. 

Me votën tonë në 21 qershor, të vemë në plan të parë dashurinë dhe jo urrejtjen, dashurinë për fëmijët, prindërit, burrat dhe gratë e ndershëm të Shqipërise, dashurinëe për Shqipërinë, të votojmë  jo thjeshte për të ndërruar pushtetin, por të ndërtojmë shtetin që respekton të drejtat, qëllimet, të sotmen dhe të ardhmen tonë? Kjo pra eshte sfida jone, e Republikaneve, demokrateve, mbare shqiptarëve, ti thonë  Jo te keqes dhe t`i thone Po me dashuri të mirës, për sot dhe për të ardhmen”- tha Mediu gjatë fjalës së tij

Kryerepublikani Fatmir Mediu ka ftuar qytetarët e Rrogozhinës që me 21 qershor të votojnë Partinë Republikane me numrin 13 si dhe kandidatët e opozitës për kryebashkiakë.

Redaksia online
(S,M/shqiptarja.com)