Mehdi Malkaj ngjit në skenën e Teatrit 'Marr guximin', autori i veprës: Turp të kesh, godina të shembet (Thirrje në sallë poshtë diktatura)

TIRANE-Mbrëmjen e sotme pas protestës si cdo natë grupi i artistëve dhe opozitarët u futën brenda Teatrit Kombëtar, pasi aktori Mehdi Malka u ngjit në skenë me një shfaqje në shenjë revolte për atë që po ndodh. Monodrama “Marr guximin” nga aktori Mehdi Malka sipas artistëve shënoi rihapjen e Teatrit Kombëtar. Malkaj në fund nuk i mbajti dot lotët nga emocionet. 

Por pas shfaqjes ka reaguar Vangjel Kozma, i cili është shkrimtari i veprës dhe skenaristi. Ai thotë se vepra e tij po përdoret në një aktivitet politik që nuk ka lidhje me të, ndërsa kishte edhe një mesazh për aktorin Mehdi Malka.

”Marr guximin” unë e kam shkruar si revoltë ndaj atyre plehrave politike dhe njerëzore që do duatrokasin sonte bythëlëpirjen tënde provinciale, injorante dhe mjerane. Vazhdon të sillesh pabesisht dhe poshtërsisht duke vepruar prapa krahevë.

Turp të kesh, po prapë të mëshiroj se të njoh më mirë sesa njeh ti veten. Lëpirje të mbarë! Ndërsa, në lidhje me atë që po diskutohet sot, që të prishet apo jo, po deklaroj që ajo barakë turpëruese që quhet Teatër Kombëtar duhet shembur bashkë me atë bandë mjerane dhe mediokre që përfaqëson primitivizmin në luftë me qytetërimin” shprehet per Temen Kozma.

Ndërkohë që Sali Berisha ka postuar një video në faqen e tij në Facebook që dëgjohen thirrjet 'poshtë diktatura'. 'Artistet sonte ne shfaqjen e tyre te pare ne sallen e Theatrit te çliruar nga narkoqeveria dhe Edvin Mafia" shkruan Berisha në postimin e tij. Partia Demokratike dhe një grup aktorësh janë kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar mbi rrënojat e të vjetrit. 

Video e postuar nga Sali Berisha

Në fund pas shfaqjes Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit deklaroi se disa qytetarë kanë kontribuar me disa fonde për hapjen e sezonit të ri për shfaqje të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aktori: 27/07/2019 22:15

    Po Mehdi Malken e ka hyp vetja ne qejf qysh kur ja ka hyp gruaja ne qafe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Alen Sherri merr vendin e titullarit, Cagliari del me pikë nga Genoa! Napoli kërkon kreun e Serie A kundër Romës

GOLAT/ Alen Sherri merr vendin e titullarit, Cagliari del me pikë nga Genoa! Napoli kërkon kreun e Serie A kundër Romës