Mëkatet e drejtësisë shqiptare, Sokol Vuçeta: 12 vite në burg pa asnjë provë

Gabimet e sistemit të drejtësisë shqiptare në shumë raste kanë sjellë dëme të parikuperueshme për mirëqenien e individit por dhe shoqërisë. Gafat e shumta në marrjen e vendimeve nga gjyqtarë e prokurorë kanë shkatëruar jetë njerëzish, të cilëve u kanë vënë mbi supe akuza që nuk i kanë kryer kurrë.

I tillë është rasti i Sokol Vuçetës, nga Shkodra një të dënuari me 12 vite për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësueve ndaj oficerëve të policisë në Shkodër” dhe Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Sokol Vuçeta që pas daljes nga burgu në prill 2014, jeton në Shkodër, me traumat dhe pasojat që i ka lënë drejtësia shqiptare, e cila e ka dënuar për një krim të rëndë, vrasjen e mbetur në tentativë të katër policëve në Shkodër, krim të cilin siç shprehet ai nuk e ka kryer kurrë dhe as i ka prekur fije floku katër efektivave të policisë Shkodër P.Zh, A.A, N.Ç. dhe I.K.

Në një intervistë për televizionin “Report Tv” Vuçeta shpjegon se është dënuar për një krim të ndodhur në 2004 në Shkodër. Sipas pretendimit të tij me prova të manipulura ka marrë një 

dënim 12 vjet burg, të cilin e ka shlyer të gjithë, duke dalë nga qelitë e burgit “Shën Koll” në muajin Prill 2014.

 …ata erdhën në fshehtësi me veprime të kundraligjshme. Kërcasin në derë me qëllime të fshehta dhe unë i jam përgjigjur “…kush është në derë, kush është…”… por ata nuk përgjigjen dhe kërkojnë vetëm kushtin me hap derën. Unë i kërkoj që më jepni shpjegim dhe i bëj alarm se atëherë ka pas armatim gjithëkush. Unë kam pas mundësi me i gjujt me bë viktima por s’kam dashur.

Sokol Vuçeta, ish i dënuar

Por a e dinte Sokol Vuçeta se personat që kishin shkuar në shtëpi ishin efektivë policie

“Jo jo…”
I pyetur se ku ka qëlluar me armë për të bërë alarm Sokoli thotë:

 “Kam bërë alarm tek dera mandej kam dalë edhe jashtë sa për të bërë alarm, kam shfaq edhe me fjal duke bërtitur “…çfarë janë këta që vijnë në mënyrë të paligjshme”.

Pasi ka bërë disa minuta rezistencë me armë Vuçeta thotë se është dorëzuar, kjo për shkak se ka kuptuar se bëhej fjalë për efektivë policie, të cilët edhe i kanë premtuar se do sqaroheshin problemet brenda tre ditëve.

 “…Punë tre ditësh, sa për marrëveshje por paskan qënë qëllime të fshehta. Si përfundimisht unë u dorëzova me një marrëveshje, me mashtrimet e tynë, tu i besu mashtrimeve të tyne, me zvaritje dhe premtime të avokatit Alfred Pjetrani, i cili më ka thënë që nëse s’të nxjer prej biruce, të kam borgj unë...”.

Vuçeta tregon se është dënuar me 12 vite burg për akuzën e vrasjes në tentativë ndaj punonjësve të policisë, por a ka vrarë dhe plagosur ai efektivët e policisë në muajin prill 2004.

 “…as edhe nji nuk është dëmtuar. Aty kanë vënë tentativë, pa pasur kurë në mend me intriga të shpifura me imponime, vetëm si e si me më lanë mrena…”

…më çojnë në Lezhë, aty kanë filluar torturat. Unë për vetë nuk e quaj at burg 12 vjet, pasi aty kam qënë nja 4-5 vjet as gjallë as vdekur. Kushdo që ta çuajë se unë kam bërë burg, në të vërtetë kam bërë burg, por unë e quaj varr. Se vetëm një zot dhe ata në “Shën Koll” e dinë se ala e kësaj dite nuk i zbëthejnë ngjarjet …nja katër vjet sidomos kanë qenë 400 vjet për mua, kam përjetuar një burg në varr.

Po a beson në drejtësinë shqiptare se një ditë do të vejë në vend të drejtën e tij.

“…është e vështirë me i besu por siç kërkojnë ata llogaridhënie për mua edhe unë dua llogaridhënie prej këtyne, prej këtij personi…”.

Vuçeta tregon edhe prapaskenat që bëhen në burgje dhe dyerve të gjykatave, duke e këshilluar që të luajë rolin e të çmendurit, të sëmurit psiqik.

…si përfundimisht më thonë një rast,kur më qisin në gjyq, dhe unë duke I besuar atyre, dhe më thojnë luaj rolin e të marit se po të lirojnë prej burgut. Për me hap namin e me më çuar në spital të të marëve. Unë mendova se nuk po më nxjerin me gjyqe dhe hajt kanë mënyrat e tjera për me nxjer, mënyra intriguese për me dal nga burgu”.

Sipas tij kjo intrigë i është bërë nga shefat e paraburgimit 313 në Tiranë. Vuçeta ka dhe ankesa për mënyrën se si kooperojnë dhe veprojnë grupet e të drejtave të njeriut brenda ambjenteve të burgjeve ku rëfen:

 “…vishen aty të drejtat e njeriut tu më thënë se ke të drejtë me fol, por anga ana tjetër i bëshin njëri-tjetrit me dorë dhe me sy e duke I fol] “…lere se është i sëmurë ky…ec kalo rradhën, kalo radhën”. A ban me mu mar vesh more, më kupto njëherë mu, çështjen tëme të ta them, ata “…lene se a i marë ky a i marrë, të kalonin në rradhë sa me than dhe vinin sa për sy e faqe aty dhe hiq anashkaloshin kur i vinte puna. Gjashtë vjet kam qënë nëpër biruca dhe kam qëndruar në ankth se kur po vdes...”.

Po a ka shpresa Sokol Vuçeta se çështja e tij do rihapet dhe të kërkojë të drejtën e tij?

“…Unë jam tu i ra mbrapa për të kërkuar drejtësi, por këta fusin hundët në tana çështjet, i zvarisin, të pengojnë. Më kanë marë për tre ditë dhe kam bërë 12 vjet burg, dhe këtë nuk mund ta fal, nuk mund ta haroj se nuk është gjë e vogël…”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?