Mektebet,themelet e edukimit
islam në Bosnjë dhe Hercegovinë

Fëmijët në të gjithë Bosnjë dhe Herzegovinën orët e mëngjesit, gjatë fundjavës i kalojnë në mektebe, shkollat tradicionale të edukimit fetar, ligjeve themelore të Islamit dhe shkrimit arab, në mënyrë që të fitojnë njohuri e cila do ti shërbejë gjatë gjithë jetës për kryerjen e obligimeve fetare.

Përveç ligjeve themelore të Islamit në mekteb, të vegjlit mësojnë sjelljen, si ti shërbejnë komunitetit dhe respektin për zakonet dhe traditat e komuniteteve të tjera fetare, shkruan Anadolu Agency (AA).

Mektebi paraqet institucionin arsimor fillestare dhe themelor të Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Qëllimi i këtij institucioni të rëndësishëm është që nëpërmjet punës arsimore, pjesëmarrësit ti mësojnë në lidhje me vlerat e fesë islame dhe rregullave islame, si dhe të njejtën ta miratojnë dhe praktikojnë gjat jetës

Kjo "Trashëgimi Osmane" është traditë e muslimanëve të Bosnjës për më shumë se pesë shekuj. Për mektebet thuhet se janë lloji i parë i shkollës fillore tek arabët edhe para Islamit e njohur dhe e quajtur "Kuttab", ndërsa me ardhjen e Islamit, në të shumtën e rasteve ishin edhe të ngjitura me xhamitë.
Kombi i parë jo-arab i cili morri një rol udhëheqës që ti prijë muslimanëve në mbarë botën ishin turqit, gjegjësisht osmanët. Pas ardhjes së osmanlinjëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, me formimin e xhemateve të para dhe ndërtimin e xhamive të para, fillon edhe themelimi i mektebeve. Në periudhën osmane, mektebet ishin shkolla fillore të lidhura drejtpërdrejt me xhamitë.

Ardhja e perandorisë Austro-Hungareze nuk paraqiste vetëm ndryshimin e qeverisë, por ndryshim rrënjësor në të gjitha poret e jetës të komuniteteve në BeH. Në periudhën austro-hungareze, procesi mësimorë nëpër mektebe pësuan reforma të cilat ishin kritikuar nga ulematë, që me përfundimin e qeverisjes së tyre përsëri mbeti jasht formës së saj tradicionale dhe si e tillë, me disa ndryshime të vogla apo të mëdha mbeti deri në ditët tona.  

Shkolla orginale boshnjake

Dr. Nezir Haliloviç, punonjës në Shërbimin arsimor të Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë, bashkëpunëtor i lartë për arsimin fetar në bashkësinë islame dhe autor i librit "Ndikimi i mektebit në arsimimin e fëmijëve" në një intervistë me Anadolu Agency, (AA), tha se mektebi është një shkollë origjinale boshnjake.

"Mektebi është shkollë origjinale boshnjake të cilat i kemi trashëguar nga Osmanlitë. Besoj se Bosnja dhe Hercegovina, duke falemnderuar administratën osmane, në rajonin e Evropës ndoshta ka sistemin arsimor më të zhvilluar", tha ai.

Haliloviç tha se nuk ka asnjë fshat të vetëm të Bosnjës në të cilin nuk ka mektebe, kështu që edhe në fshatrat ku nuk kanë xhami, ka mektebe.
"Ky fakt dëshmon se sistemi i arsimit fillor gjatë sundimit osman në Bosnje dhe Hercegovinë ishte i shum i avancuar dhe i ka përfshirë të gjitha fushat e shoqërisë në BeH. Falë kësaj tradita e mektebit në Bosnjë dhe Hercegovinë është parë si diçka e tyre, kualitative, dhe për këtë arsye prindërit e interesuar të cilët kanë kaluar në mektebe, vazhdojn ti dërgojnë fëmijët e tyre në mektebe," tha Haliloviç.

Ka shumë avantazhe dhe arsyet të cilat janë në favor të mektebeve, thotë Haliloviç, më e rëndësishmja është shprehia e punës.

"Duke marrë parasysh se fëmijët pesë ditë pune shkojnë në shkollë, ende gjejnë energji të mjaftueshme për të shkuar në xhami, që atje të mësojnë sufarenë, kushtet e islamit, të shoqërohen me Efendiun (mësuesin), në mesatare prej dy- tre orë për çdo fundjavë. Në kohën e tashme kjo është shumë e mundimshme dhe kërkon përkushtim. Përpos shprehisë së punës, këta fëmijë mbjellin edhe shprehi morale. Jasht zakonisht të mëdha janë avantazhet e mësimit në mektebe. Fëmijët të cilët ndjekin mektebin, kanë vetëm një detyrë; të shkojnë në mekteb dhe kjo është një detyrim tradicional. Çdo fëmij që ndjek mektebin, fillimisht e ndjek atë për vete dhe kënaqësinë e tyre. Për çdo prind mektebi është garanci që fëmiu i tijë do ta ndjek rrugën e drejtë." tha Haliloviç.

Në sajë të kësaj mënyre të mësimit të gjitha boshnjakët ishin të arsimuar
Pas luftës në Bosnje dhe Hercegovinë nëpër shkolla sërish është kthyer mësimi fetar, në mënyrë që fëmijët ditëve të punës brenda orëve të mësojnë për fenë, kulturën fetare, ndërsa gjatë fundjavës mësimet e mektebeve.

Haliloviç tha se në fillim kishte problem për shkak të përputhjeve, dhe shtoi:
"Por shumë shpejt arritëm që me sukses të zgjidhim këtë çështje kështu që mësimin fetar e orientuam më shumë për kontributin e qytetërimit, mirkuptimin e civilizimit Islam dhe muslimanëve, kontributi i tyre në civilizim, ndërsa mektebi është përqendruar në dimensione krejtësisht praktike. Pra, fëmijët tanë në mektebe mësojnë elif-banë, Kur'anin e Shenjtë dhe gjithashtu kanë një dimension praktik, sepse Effendiu përmes mësimdhënies përshtatet për të praktikuar atë që kanë mësuar në teori. Cilësia e mësimdhënjeve të para ishte aq e fuqishme, sa që u dha energji deri në ditët tona. Në kohën e pushtetit Osman, kur boshnjakët pranua Islamin, ata pranua edhe mësimin e mektebeve dhe ky ishte sistemi më i avansuar arsimor në atë kohë në Evropë. Falë kësaj mënyre të mësimit të gjithë boshnjakët ishin të arsimuar, të gjithë i dinin harfet, por fatkeqësia ynë qëndron në ndryshimin e qytetërimeve, sepse gjatë perandorisë Austro-Hungareze ndryshuan shkronjat, prandaj ndikoi që njerëzit e arsimuar brenda natës të bëhen analfabet. 

Mektebi pjesë e integruar e identitetit musliman
Abdulgafar ef. Veliç, Imam i Xhamisë Istiklal në Sarajevë, për gazetarin e AA tha se mektebi paraqet pjesë integrale të identitetit të çdo muslimani në Bosnje dhe Hercegovinë dhe përmes mektebit myslimanët e Bosnjës arritën ti ruajnë vlerat e tyre, sidomos besimin e tyre në këto rajone.

Mësimi në mektebe mbahet kryesisht në fundjavë në xhami për nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme. Gjithashtu ka raste kur vijë fëmijë përpara se të regjistrohen në shkolla fillore dhe fëmijë parashkollorë.

"Mektebet në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë një rëndësi të veçantë. Nëpërmjet tyre ne mësojmë për veten tonë, vlerat tona, burimet tona, traditën tonë. Falë mektebeve ne kemi ruajtur të gjitha këto vlera dhe mektebi është garant i mbijetesës së muslimanëve në këto treva", tha Veliç.

Në një periudhë pas Luftës së Dytë Botërore, mësim i mektebeve në Bosnjë dhe Hercegovinë ishte i ndaluar, si dhe të mësuarit e shkronjave kuranore. Imamët boshnjakë në këtë periudhë fëmijët i mësonin në fshehtësi, ata bënë sufaët e tyre, sepse botimi i literaturës islame ishte i ndaluar.

Qëllimi themelorë është sjellja e bukur
"Qëllimi themelor i mektebit është që fëmijëve tu mësoj sjelljen e bukur. Çdo fëmijë mund të mësoj leximin Kuranorë në shtëpi, nga prindërit e tyre mund të mësojnë rregullat themelore të Islamit, mënyrën e faljes së namazit, megjithatë, fëmijët kryesisht vijnë në mekteb për të mësuar sjelljen e mirë, që ta kuptojnë dhe ta ken të qartë çka paraqet Xhamia dhe si duhet ta trajtojnë dhe si të sillen ndaj xhamisë. Është jashtzakonisht e bukur kur shef fëmijët e vegjël të cilët janë të etur për lojë dhe argëtim, se si bëhen serioz kur vijnë në mektebe dhe sillen si të rritur. Un si mualim jamë bindur se fëmijët kur fillojnë të mësojnë Kuranin brenda natës bëhen serioz dhe përgjegjës. Në mektebe fëmijët mësohen të jenë mirënjohës, kryesisht Zotit të dashur. Pastaj mësojnë mirësjelljen dhe vlerat themelore të njerëzimit ", përfundoi Veliç.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)