Meloni zotohet për “rinisjen” e bashkëpunimit me Kinën
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë takimit me homologun kinez, Li Qiang në Pekin
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u zotua se do të “rinisë” bashkëpunimin me Kinën, pasi nënshkroi një plan veprimi 3-vjeçar gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Pekin që kur ka marrë postin e kryeministres.
Meloni, që udhëheq Qeverinë e krahut të djathtë që nga viti 2022, e bëri këtë njoftim gjatë takimit me kryeministrin kinez, Li Qiang, teksa Roma po synon të përmirësojë raportet tregtare me Pekinin pasi u largua nga Nisma kineze “Brezi dhe Rruga” vitin e kaluar. Kjo nismë, që ka në thelb investimet në infrastrukturë është projekti kryesor i presidentit kinez, Xi Jinping.
Liderja italiane tha se vizita pesëditore “demonstron vullnetin për të nisur një fazë të re, për të rinisur bashkëpunimin tonë dypalësh”. Plani i veprimit, që u nënshkrua gjatë vizitës, synon që të gjenden forma të reja të bashkëpunimit, tha ajo.
Memorandumi për bashkëpunim industrial i nënshkruar nga Italia dhe Kina “përfshin sektorët strategjikë të industrisë, sikurse lëvizshmëria elektrike dhe burimet e ripërtërishme”, tha Meloni.
Meloni, e cila i sheh investimet kineze si mënyrë për të nxitur rritjen ekonomike të Italisë, gjatë vizitës do të takohet edhe me Xinë dhe ligjvënësin më të lartë në Kinë, Zhao Leji, i cili është i treti në hierarikën e udhëheqjes.
Më 2019, Italia u bë shteti i vetëm i Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që iu bashkua nismës “Brezi dhe Rruga”, por u tërhoq nga kjo nismë vitin e kaluar.
Kina është partnerja më e madhe tregtare e Romës – jashtë shteteve të Bashkimit Evropian – pas Shteteve të Bashkuara./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.8%
-
Keq
39.4%
-
Nuk e di
16.8%
Vota total: 1615
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!
8 Gusht, 12:07
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
Mafia e shezlloneve dhe fushata anti-kombëtare: “Shqipëria s’ka turistë”
1 Gusht, 17:37
-
Sezoni turistik! Italia ul çmimet për shkak të konkurrencës nga Shqipëria, “Corriere Della Sera”: Një shezlong kushton 10 euro në ditë
1 Gusht, 15:23
-
Kampet e emigrantëve, Washington Post: Kampi në Gjadër ende larg përfundimit! Qendra po sjell bum ekonomik në zonën e varfër rurale
31 Korrik, 16:00
-
Fier/ Në kërkim nga Italia për trafik droge! Arrestohet me qëllim ekstradimin 33-vjeçari
25 Korrik, 11:33
-
VIDEO/ Prezantohet projekti i stadiumit të ri modern, pronarët e Romës: Ai mishëron pasion
24 Korrik, 16:10
-
Rama dhe Meloni batuta me njëri-tjetrin në tryezën e liderëve në Britani, kryeministrja italiane: Ky e njeh më mirë se unë politikën
18 Korrik, 17:37
-
Talli në rrjetet sociale Melonin për gjatësinë, gazetarja italiane gjobitet me 5 mijë euro
18 Korrik, 17:20
-
Samiti i Londrës/ Rama takim 'kokë më kokë' me kryeministrin Britanik, diskutim për emigracionin dhe çështjet e sigurisë
18 Korrik, 10:13
-
Gianluigi Buffon merr postin e rëndësishëm në kombëtaren e Italisë
17 Korrik, 15:56
-
Lufta në Ukrainë/ Kina dhe Rusia, stërvitje të përbashkëta detare
15 Korrik, 09:27