Pse duhet referendum për një çështje “të mbyllur”?
Lexova se KQZ ka miratuar kërkesën e një grupi prej 12 personash, si pjesë e “Revolucionit të Flamingove”, për të mbledhur firma për një referendum mbi ligjin e Zonave të Mbrojtura. Nuk e di rolin e tyre në “revolucion”, por disa prej tyre i njoh si aktivistë të respektuar. Por kjo është një çështje tjetër.
Po flas për vetë ligjin.
Qëllimi i referendumit është të rrëzojë ndryshimet e ligjit për Zonat e Mbrojtura, të miratuara në vitin 2024. KQZ u ka dhënë afat deri në mars 2027, pra shtatë muaj, për të mbledhur firmat. Më pas do të mbahej referendumi.
Por çfarë vlere ka kjo nismë?
Ligji për Zonat e Mbrojtura do të ndryshohet brenda këtij viti. Ky është një kusht i vendosur nga Komisioni Europian.
Kur u mbyllën tre kapitujt e parë të negociatave, komisionerja Marta Kos deklaroi:
“Përpara se të nisnin këto protesta, kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 të ligjit për zonat e mbrojtura dhe të shfuqizohej ligji për investimet strategjike. Këto ndryshime do të duheshin bërë për të mbyllur negociatat për kapitullin 27, që ka të bëjë me mjedisin dhe ndryshimet klimatike.”
Edhe vetë kryeministri Rama ka deklaruar se ndryshimet do të bëhen dhe se ligji do të përafrohet 100% me standardet e Bashkimit Europian dhe me asistencën e ekspertëve të tij.
Atëherë, çfarë vlere ka një referendum për një ligj që, kur të vijë koha për t’u mbajtur, do të jetë ndryshuar tashmë?
A thua të jetë mungesë informacioni?
-
Pse, i beson njeri me Naltgjatesise?
Përgjigju










Komente
Komento