Mer fund gjyqi, FBI zhbllokon
Iphon-in e San Bernardino 

Mer fund gjyqi, FBI zhbllokon<br />Iphon-in e San Bernardino 
FBI arriti të zhbllokojë “iPhone”-in e agresorit të San Bernardinos pa ndihmën e kompanisë “Apple”. Në kete mënyre i vihet kështu “kapaku” çështjes gjyqësore të nisur mes palëve. Lajmi u be me dije nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. “Apple” prej kohesh po kundërshtonte një urdhër gjykate të lëshuar muajin e kaluar, që i kërkonte kompanisë t’i mundësonte FBI-së aksesin në telefonin e Syed Rizëan Farook i cili se bashku me bashkeshorten vrane 14 persona ne muajin dhjetor ne San Bernardino.
 
FBI arriti të zhbllokojë “iPhone”-in e agresorit të San Bernardinos pa ndihmën e kompanisë “Apple”. Në kete mënyre i vihet kështu “kapaku” çështjes gjyqësore të nisur mes palëve. Lajmi u njoftua nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.
 
Në një deklaratë nga kryeprokurorja e Kalifornisë, Eileen Decker, sqarohet se hetuesit ishin ndihmuar nga një palë e tretë, pa specifikuar se për kë bëhej fjalë. “Apple” po kundërshtonte një urdhër gjykate të lëshuar muajin e kaluar, që i kërkonte kompanisë t’i mundësonte FBI-së aksesin në telefonin e Syed Rizwan Farook.
 
Por, autoritetet thanë të hënën se e kishin zhbllokuar vet atë.
Farook dhe bashkëshortja e tij vranë 14 persona në muajin dhjetor në San Bernardino, para se të ekzekutoheshin nga policia. Zyrtarët amerikanë thonë se, bashkëshortja e Farook, Tashfeen Malik, ditën e sulmit i kishte shpallur besnikërinë të ashtuquajturit Shtet Islamik, në rrjetin social.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë