Ekspertja zgjedhore, Gerta Meta dhe analisti Fatmir Merkoçi komentuan në studion e Report TV pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Meta tha se target grupi më me pak interes është grupmosha 18-25 vjeç, por shtoi se kjo nuk ndodh vetëm në këto zgjedhje. Po ashtu, theksoi ajo, edhe elektorati gri po shtohet gjithmonë e më shumë, dhe kjo tregon se kanë pasiguri ndaj partive politike.
“Vihet re dukshëm se target grupi 18-25 vjeç është më i rrezikuar për t’ju afruar dhe qenë pjesëmarrës aktiv në këto zgjedhje. Nuk është fenomen që ndodh vetëm në këto zgjedhje. Dhe elektorati gri po shtohet, që nuk e bën dot indiferencën dhe s’e shpreh dot pasigurinë që ka për t’ju afruar qendrave të votimit. Kjo ndodh se partitë garuese janë të një formati tjetër këtë radhë. Vetëm PS përfaqësohet me logon e vet, ndërsa kampi opozitar ka mbështetur kandidatë të pavarur por shumica ishin njerëz që vijnë dhe janë regjistruar në KQZ me komitet nismëtar. Gjithmonë në zgjedhje të pjesshme ka një lloj diference sa i përket kohës se si bëhet fushata zgjedhore. “, theksoi Meta.
Sipas saj, bojkoti nga qytetarët nuk duhet të tregohet vetëm duke mos votuar. Po ashtu, theksoi Meta, dialogu dhe bashkëpunimi proaktiv politikë-qytetar është i mangët dhe ndodh vetëm kur ka zgjedhje.
Ndërkohë, analisti Merkoçi theksoi se pjesëmarrja ka qenë e lartë duke marrë parasysh faktin se opozita nuk doli me kandidatë të saj por zgjodhi të mbështesë të pavarur. Ai tha se këto kandidatë që u cilësuan si të pavarur nuk ishin të tillë. Sipas tij, do të ishte më e drejtë që opozita të bojkotonte zgjedhjet, në vend që të mbështeste njerëz të pavarur.
“Ka pjesëmarrje të lartë. Nuk është ironi. Po të llogarisësh se opozita braktis zgjedhjet, pjesëmarrja ishte e lartë. Dëgjova kandidatë të pavarur. Nuk ka kandidat i pavarur. Nga kush? Kur thua se është i pavarur dmth se nuk ka bindje fare. I pavarur nuk më tregon asgjë. Të thuash se kandidon dhe nuk është anëtar i një partie apo një tjetre, jam dakord. Por çdo gjë varet diku. Pse duhet të fshihen pas një kandidati. Edhe opozita është e fshehur pas këtyre kandidatëve. Me çfarë u regjistruan? E kam thënë që në fillim shmangia e opozitës. E dyta ka qenë fushatë inekzistente. Se më tepër u morën me Veliajn. E them sinqerisht, në mungesë totale, dalin njerëzit por ama çfarë programi kanë? Kaq në derezhe të fundit është kjo PD sa nuk ka kandidatë për të nxjerrë. Do ishte më e qartë se nuk futemi në zgjedhje për këto arsye, qoftë edhe për raportin e OSBE/ODIHR dhe në këto kushte nuk futemi. Do të ishte më e ndershme, po jo të tallesh me njerëzit. “, tha analisti.
Komente













AKOMA FLET META PER POLITIKE..TI MOR PALACO NUMERO SA VITE DO KALBESH NE BURG......ptu.ptu...
Përgjigju