Mero Baze: A po fillon kryengritja e dytë e Pollos në PD?

Genc Pollo dhe Lulzim Basha

Partia Demokratike po gjendet përballë një përplasje të re brenda saj, e cila duket se drejtohet në hije nga Genc Pollo, ish këshilltari e më pas rivali i dikurshëm në vitet 2000 i Sali Berishës.

E gjendur përballë problemit real se çfarë do të bëjë me Sali Berishën dhe çfarë orientimi do të marrë në të ardhmen, Partia Demokratike e ka më urgjente se kurrë këtë debat që po provokon Pollo.

Kryetari me letra i Partisë Demokratike Lulzim Basha po shpreson të blejë kohë të mos e bëjë kurrë këtë betejë, me shpresë se ose do të vdesë Sali Berisha, ose do të ikë vetë në shtëpi. Gënjeshtrat, që për një kohë të gjatë u ka thënë diplomatëve ndërkombëtarë se ai është nën presion nga Sali Berisha për çdo veprim në PD, tani kanë ngelur zbuluar, pasi ata i dhanë shans ta heqë qafe Sali Berishën.

Në këto kushte, Genc Pollo është aktualisht personi më pa komplekse dhe më ambicioz për t’i treguar vendin Sali Berishës. E ka bërë këtë dhe në vitin 1999 2000, kur po ashtu Berisha ishte në një shkallë izolimi më të ulët nga SHBA dhe Perëndimi. Tani nuk është më i izoluar, por i ekzekutuar.

Duke qenë një nga themeluesit e PD, dhe më I afti për të njohur nga afër Berishën, të cilin e detyroi të gjunjëzohet duke e rithirrur në PD, Pollo është në vendin e duhur dhe kohën e duhur për betejën e tij të dytë.

Dhe shenjat janë të qarta. Shfaqje e tij publike me disa artikuj mbresëlënës sa i përket diferencës me qëndrimet e PD, ishin sinjali i parë. Ai i doli në krah ambasadorit Soreca pas sulmit qesharak të Aleancës për Teatrin, një seksion “alla Bathore” i PD së vjetër. Ai po ashtu dënoi bojkotin e parlamentit dhe të zgjedhjeve lokale, duke i kërkuar Lulzim Bashës të kërkojë falje.

Pas heshtjes që pasoi nga PD, u dukën dhe lëvizjet e para. Njerëzit e afërt me Pollon filluan të reagojnë.

Kreshnik Çollaku deputet i Matit, dikur anëtar i partisë së Pollos sulmoi ashpër Lulzim Bashën si një lider i fjetur që e ka mendjen tek pazaret për vila në bregdet.

Sot, kryesia e Korçës, një degë e dominuar nga Andrea Mano, ish-anëtar i partisë së Pollos ka dhënë dorëheqje në grup dhe ka sulmuar ashpër Bashën.

Me siguri që do të ketë dhe lëvizje të tjera.

Pas gjithë kësaj historie, duket qartë që Shtatori nuk do të jetë kaq i lehtë për Bashën dhe Berishën të cilët kanë gjetur rehat me një aleancë hipokrite me njëri tjetrin, ku secili bën sikur nuk e ka mendjen se çfarë duhet të bëjnë.

Genc Pollo duket se e di çfarë duhet të bëjë. Ai duhet të sulmojë qartë Lulzim Bashën, për t’i thënë PD: ose me atë dhe Berishën, e gjithë jetën rrugëve, ose kundër tyre dhe të vijmë në pushtet.

Tani është dhe më e qartë përse Berisha ja ka kërkuar Bashës të mos jetë pjesë e Grupit Parlamentar. E ka ndjerë këtë ditë.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nisja e vitit të ri shkollor të hënën, a jeni dakord me mësimin me turne dhe orët e shkurtuara për nxënësit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Rep-pop/ Ngjajnë si binjakë, fëmijë dhe prindër si dy pika ujë