Mero Baze: Edi Ramës nuk i bën puna Rezoluta, por rruga që ndoqi për Reformën në Drejtësi

Mero Baze: Edi Ramës nuk i bën puna Rezoluta, por rruga që ndoqi për Reformën në Drejtësi

Mbledhja e Ramës me grupin parlamentar socialist

Projekti i Edi Ramës për të përfshirë opozitën në një projekt që pretendon modernizmin e shtetit shqiptar që përgatitet të hyj në Bashkimin Evropian, për nga rëndësia i përngjan nismës së dhjet viteve më parë për Reformën në Drejtësi. Edhe atëherë nismën e mori Partia Socialiste dhe natyrisht u refuzua prerë nga opozita, pastaj hynë në lojë aktorët ndërkombëtar, SHBA dhe Bashkimi Evropian dhe bën të mundur përfshirjen e sforcuar të opozitës.  

Pas dhjetë vitesh kemi një bilanc të Reformës, që e rendisin atë si të vetmen gjë konsesuale që shqiptarët pranojnë si arritje këto dhjet vite. 
Krerët e institucioneve të drejtësisë re janë sot njerëzit më të mbështetur nga opinion publik, ndërsa pasojat tek zyrtarët e lart nga përballja me drejtësinë janë të dhimbshme kryesisht për Partinë Socialiste. 

Po të mos ishin disa interesa personale në krye të opozitës që e mbajnë atë peng, ky bilanc do të ishte një ditë feste për opozitën. Por opozita e sotme, paradite feston tek Bashkia për hetimet e SPAK dhe mbasdite vajton poshtë Pallatit Berishës po për hetimet e SPAK. 

Përtej kësaj, opinion publik e konsideron Reformën në Drejtësi arritjen më të madhe të Shqipërisë. 

Për të shkuar tek i njëjti sukses, Edi Ramës do ti duhet të ndjek të njëjtën rrugë. 
Projektrezoluta e propozuar sot për opozitën, natyrisht që nuk do të marrë mbështetjen e saj dhe as pritet ta shqyrtojnë seriozisht. Hallet e opozitës janë në tërësi halli i Sali Berishës majë penxheres, halli i Lir Metës maj hekurave nga frika e hekurave dhe përpjekjet e aktorëve të rinj opozitarë për ti bërë vend vetes në hartën elektorale të Shqipërisë. 

Pra në një farë mënyre nuk ke dhe kujt ti drejtohesh, përveç deputetëve të mbetur të Lulzim Bashës dhe PD zyrtare e cila nuk është se përfaqëson opozitën në kuptimin numerik të Shqipërisë. 

Rruga për ta bërë këtë një nismë serioze kërkon së pari atë që u bë me reformën në drejtësi, mbështetjen e BE dhe SHBA. Nëse ato e konsiderojnë këtë si prioritet serioz të qeverisë, dhe e mbështesin atë, atëherë projekti shkëputet nga interesat politike dhe bëhet një çështje e prioriteteve perëndimore për Shqipërinë. E thënë dhe e mbetur vetëm nga Partia Socialiste duket si prioritet elektoral edhe pse nuk është i tillë, pasi nuk ka nevojë. 

Nëse sigurohet mbështetja e institucioneve perëndimore, atëherë mekanizmat se si do përfshihet opozita në këtë projekt gjenden rrugës dhe kthehen në një sfidë dhe për ata.  

Në fund të fundit, ky projekt  do të testoj realisht politikën shqiptare nëse e ka pranuar vërtet Reformën në Drejtësi, apo thjesht e ka bërë sikur e ka pranuar, ngaqë ja imponuan. Nga mënyra se si mund të reagojnë ndaj një reforme të re në drejtësi, tanimë për shtetin shqiptar, mund të kuptojmë se sa është përtypur Reforma në Drejtësi dhe a jemi të sinqerte me të kur bëjmë sikur krenohemi. 
 
Dhe kjo është mes të tjerash një provë se sa shanse ka ky projekt që të  kthehet në një objektiv për krijimin e identikitit të zyrtarit të administratës së lart shqiptare që do te hyj në BE, dhe sa seriozisht e marrin këtë “reforme të re në drejtësi” brenda shtetit shqiptar të gjithë aktorët përfshi dhe Partinë Socialiste, e cila duket që sot e ka përjetuar fjalimin e sotëm të Edi Ramës, më shumë si një “plenium”,  se sa si një projekt të ri. 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit

Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit