Mero Baze: Gjyqtari i Berishës po sulmohet që të bëhet 'shembull' për të tjerët

Mero Baze: Gjyqtari i Berishës po sulmohet që të bëhet 'shembull' për të tjerët

Sali Berisha dhe godina e SPAK-GJKKO

Debati se pse Berisha i bën biografinë çdo gjyqtari apo prokurori që merr vendime negative ndaj tij, nuk ka lidhje me personalitetin e gjyqtarit apo prokurorit. Nuk ka rëndësi nëse ata janë të aftë apo vërtet të paaftë, të ndershëm apo, siç thotë Berisha, të korruptuar, transparentë apo njerëz që fshehin të shkuarën e tyre.

Berisha ka tanimë një traditë të konsoliduar, në të cilën faktet janë të panevojshme, kur nis një fushatë sulmesh ndaj njerëzve të drejtësisë. Arsyeja nuk është të na ndriçojë ne se kush e ka dënuar atë, por që gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë të shohin se çfarë mund t’i gjejë kur të shqiptojnë vendimet për të.

Kaq është e gjithë histeria e tij.

Në rastin e gjyqtarit Pëllumbi, ka gjetur një dajo socialist, ndërkohë që i njëjti gjyqtar ka dënuar një ministër socialist me një vendim të diskutueshëm, por që nuk e bëri atë objekt sulmesh personale.

Ajo që është interesante në këtë traditë sulmesh të Berishës, është fetishizimi që ai ka për biografinë e njerëzve. Për të, është shumë e rëndësishme se kë ke kushëri, kë ke dajë, hallë, xhaxha, çfarë kanë bërë ata në jetë dhe si ti je përgjegjës për ta.

Unë, personalisht, i jam mirënjohës Berishës, pasi gjatë kohës që ishte në pushtet dhe unë e sulmoja në shtyp për korrupsionin e familjes së tij, arrita të njoh edhe kushërinj të pestë apo të shtatë, të cilët nuk e dija që ekzistonin. Falë sulmeve të tij, që i hiqte nga puna apo zbulonte lidhjet e tyre me mua, mësova për fisin tim të madh. Vetëm kur më trokisnin në shtëpi dhe më thoshin se, për shkakun tim, ishin hequr nga puna dhe më tregonin se ishim kushërinj të largët, e kuptova këtë.

Një muaj më parë, për shembull, zbuloi se djali i dajos së gruas së Altin Dumanit ka punuar në Bashkinë e Tiranës dhe kompleksonte Altin Dumanin për hetimin ndaj Erion Veliajt. Tani zbulon se daja i këtij gjyqtari paska qenë në vitet 2000 zëvendësministër i Ilir Metës, të cilin Berisha e ka aleat. Ndërsa për Irena Gjokën, ai ka zbuluar mbiemrin e burrit dhe një mbiemër të mëparshëm të familjes së saj, duke e bërë përgjegjëse për një gjë të tillë. Baxhanakun e vet nuk arriti ta njihte para se te jepte jetën në Gërdec për paratë e Shkëlzenit.

Kjo mani e tij lidhet jo vetëm me të shkuarën e tij si sekretar Partie në komunizëm, ku biografia ishte vendimtare në karrierë, por edhe me konceptin e tij primitiv për fisin dhe kushërinjtë, që duhet të gëzojnë privilegjet e dikujt në pushtet.

Është kjo arsyeja që korrupsioni në regjimin e Berishës u formulua rreth djalit dhe vajzës së tij, përmes kushërinjve të tyre dhe më tej përmes miqve e shokëve të tyre. Por edhe kontrolli mbi korrupsionin ishte fisnor.

Argita emëronte drejtorë të lidhur me fisin, ndërsa Shkëlzeni përdorte pjesëtarë të fisit apo shokë besnikë si “bedelë” për të faturuar hipoteka apo veprime financiare, duke fshehur gjurmët. Në të gjitha rastet, lidhjet fisnore kanë qenë vendimtare.

Prandaj mos u përpiqni të gjykoni se si është ky gjyqtari që ka dhënë vendim për Berishën. Mund të jetë shumë profesionist ose jo profesionist, por nuk po sulmohet për këtë. Po sulmohet që çdokush pas tij, ta dijë se do t’i tregojnë edhe kushërinjtë e dhjetë kur të marrë vendime për Berishën.

Dhe nuk është se nuk tremben prej kësaj. Disa vendime pro tij janë pasojë e kësaj frike, e cila ka funksionuar. /TEMA/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Zenuni: 05/01/2025 16:12

    O Mero Baze tē lutem mos haro qē dikur ti ke qen ushtari Salēs o ari lalēs.

    Përgjigju
  • Ari: 04/01/2025 22:06

    Kerkoja ti fusja miq per nje gjyq ketij gjyqtari sepse kisha frike mos nuk fitoja ishte e pamundur.Ai ishte figure aq e paster sa askush nuk e merrte persiper

    Përgjigju
    • Binak Alia: 05/01/2025 09:07

      Nuk eshte gjyqtar por qyqtar. Eshte qyqe terri qe noton ne terrin e padrejtesise.

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Berisha ‘përgjërohet’ në SPAK për ‘arrest’, Meta i ‘rehatuar’ në qeli

Jakin Marena: Berisha ‘përgjërohet’ në SPAK për ‘arrest’, Meta i ‘rehatuar’ në qeli