Mero Baze: Kauza reale e opozitës është 'përfillja' e Berishës

Mero Baze: Kauza reale e opozitës është 'përfillja' e Berishës

Sali Berisha

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa i përket angazhimeve në raport me Bashkimin Europian.

Takoi dhe përfaqësues të opozitës. Enkelejd Alibeajn nga Partia Demokratike dhe Gazment Bardhin nga Rithemelimi. Vlerësimet e saj nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me vlerësimet e opozitës, megjithatë opozita ngjan më shumë e kënaqur që ka takuar një prej tyre, se sa që nuk mbështet kauzat e deklaruara të tyre.

Kauzat kryesore të opozitës aktualisht janë çështja Beleri, të cilin e quajnë arrestim politik, çështjen Berisha, që e quajnë po arrestim politik, dhe kontrollin e SPAK nga Edi Rama. Në të tria çështjet pati përgjigje të qarta.

Sa i përket çështjes Beleiri, ajo e dha përgjigjen përmes përgjigjes që i ktheu Greqisë, duke e quajtur qendrimin e saj të tmerrshëm dhe të padrejtë. Sa i përket akuzave se SPAK ka dënuar Berishën politikisht, apo që Edi Rama kontrollon SPAK, ajo e dha përgjigjen duke mbështetur fort SPAK, në gjithë punën e vet dhe duke e quajtur punën e tij një nga argumentet pse Shqipëria po avancon drejt Bashkimit Europian.

Tani opozita duhet të zgjedhë çfarë ka më të rëndësishme në luftën e saj, të përfillet nga Perëndimi, apo të mbrojë kauzat e saj. E gjithë kauza opozitare është ngritur mbi fabulën që drejtësia e re kontrollohet nga Edi Rama dhe se arrestimet e Berishës dhe Belerit janë politike, ndërsa ato në krahun qeveritar i dikton Rama.

Bashkimi Europian që monitoron Shqipërinë, ka vlerësim tërësisht të kundërt me këtë dhe e thotë publikisht. Në kushte normale, Berisha do ta kishte bërë copë këtë reporteren e BE, që guxon të lavdërojë atë që e ka mbyllur brenda dhe e ka lënë të dalë çdo natë majë penxheres.

Por me sa duket fakti që ajo i ka përfillur dhe ka takuar Gazment Bardhin, duket se e ka kompleksuar dhe ja ka mbyllur gojën. Dhe ky nuk është rasti i parë.

Edi Ramën e shpalli armik të përbetuar dhe betohej se do ta rrëzonte me revolucion dhe vetëm se ai e përfilli, duke ulur Gazment Bardhin në tryezë, ky e pranoi dhe bëri marrëveshje me të. Pra e shuan revolucionin me një pikë ujë.

Tani dhe Perëndimin që e ka armikun e jetës së tij, pasi po e varros me turp si hajdut dhe “non grata”, po e toleron vetëm se raportuesja dha shenja “përfillje” ndaj Gazment Bardhit. Pra mënyra se si po reagon Berisha, tregon se kauzat e opozitës nuk janë ato që thotë opozita, por është thjesht përfillja e Berishës. 

Mjafton të krijosh idenë se atë po e përfill dhe ai i harron të gjitha.  Kjo është kriza reale e tij, e cila e nxjerr çdo natë majë penxheres dhe e bën të urrejë gjithë boten. Prandaj këta të Rithemelimit, duhet të llogarisin se sa herë të bëhen gati për beteja,  armiku mund t’ju çarmatosë duke “përfillur” Berishën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë