Mero Baze: Një histori nga 97 me Berishën dhe debati Balla-Bardhi

Mero Baze: Një histori nga 97 me Berishën dhe debati Balla-Bardhi

Gazment Bardhi

Më 1997, PD caktoi deputet në Sarandë, Filip Çakulin. Meqë zona ishte jashtë kontrollit dhe ligjin e bënin bandat, të cilat kishin marrë peng dhe Leonard Demin, Filipi vendosi të mos shkojë fare. Por për të mos e lënë pa humor këtë histori, sajoi bashkë me Koço Devolen dhe Agron Llakajn, një poster ku Filipi shfaqej i dhunuar dhe e botojnë në revistën Hosteni.

Sali Berisha e pa dhe fluturoi nga gëzimi. Doli në konferencë shtypi, dënoi dhunën e bandave në Sarandë dhe kërcënoi se kush prek Filip Çakulin, ka punë me të.

Pas Berishës e mori seriozisht dhe misioni i OSBE. Zbarkuan edhe ata në selinë e PD dhe takuan Berishën. Ua shpjegoi “fije e për pe” se si kishte ndodhur dhuna dhe çfarë i kishin bërë bandat Filipit.

Misioni u shqetësua edhe më shumë.

-A mund ta takojmë vetë këtë kandidatin, i tha shefi i misionit?

-Patjetër, tha Doktori. Dhe më thirri mua t’i gjeja Filipin që e kishin masakruar.

-I thashë që ishte humor dhe Filipi është shëndoshë e mirë. Nuk ka shkuar fare në Sarandë.

-Ashtu... Po këta e kërkojnë.

-U themi që është fshehur nga frika e bandave, i thashë. 

Dhe ja tregova Filipit hallin tek “Guva e Qetë”.

Ai e çoi edhe më tej humorin e zi.

-Tani ai do thërras Izetin, tha, dhe do t’i thotë: Ma gjej Filipin dhe ma bë si ky posteri, se kështu e do OSBE-ja.

Mu kujtua ajo histori me humor të zi ndërsa shikoj kacafytjen pa lidhje mes Sokol Ballës dhe Gazment Bardhit, ku njëri e tepëron në përmbajtje e tjetri në gjuhë, dhe vigjilencën e Berishës për ta quajtur këtë kërcënim me vdekje për Gazment Bardhin.

Komenti i Sokol Ballës në TV nuk ishte kërcënim për Gazment Bardhin, por një paralajmërim se mund të keqpërdorej në luftën e pistë mes spekulimeve me përgjimet dhe luftën politike. 

Reagimi i Gazment Bardhit po ashtu ishte një përpjekje për t’i dhënë rëndësi faktit që pushteti ishte shqetësuar prej tij, dhe gjuha kishte tepërimet normale të PD kur flet për gazetarë armiq. Pastaj vazhdimi është banalitet pasi hyn Sali Berisha, i cili në fakt Gazment Bardhin e do të vrarë me dorë të Edi Ramës, siç donte Azemin të vrarë me dorë të armiqve të tij.

Natyrisht asgjë e tillë nuk ka për të ndodhur. Por Berisha ndjehet i eksituar që më në fund po i ofrohet mundësia për një viktimë, për të cilin e ka gati autorin. 

Rreziku më i madh që i vjen një politikani nga gazetari është përballja me të vërtetat publikisht dhe rreziku më i madh që i vjen një gazetari nga një politikan, është të përdorë pushtetin kundër tij. As Balla, as Bardhi, nuk janë në pozicione të tilla që mund të dëmtojnë njëri- tjetrin. I vetmi që i urren të dy është Sali Berisha, i cili njërin e do vrasës e tjetrin dëshmor. Si në rastin e Filipit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paro: 12/10/2024 10:15

    Gazi pa mënd kujdes kur baca del e të mbron publikisht dhe fakto të ka vënë në shënjestër për të çuar në botën tjetër,kujto gazi pa mënd të ndjerët Hajdari,Arbnori,Zhulali,Gazidede,Olldashi,Pashko...janë vepra madhore të bacës Sali që tash dhe ty të mban në prehër si dhe ata që i vrau natën dhe qau ditën.Kujdes o gazi pa mënd se kurvës hu më hu në fund Huri Alla Sali do t'i hy... Kurvat jetojnë pak por vdesin të lumtura !

    Përgjigju
    • E DREJTA: 12/10/2024 12:37

      AHAHAHA...FIKS FARE

  • Gerdeci: 12/10/2024 08:21

    Djall e pertej djallit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Gol 'Alla Del Piero', Uzuni shënon një 'perlë' në La Liga 2! Sinjal i fortë për Sylvinhon prag sfidave të nëntorit

Gol 'Alla Del Piero', Uzuni shënon një 'perlë' në La Liga 2! Sinjal i fortë për Sylvinhon prag sfidave të nëntorit