Mero Baze: Për PD e sotme, Azemi është një model i keq

Mero Baze: Për PD e sotme, Azemi është një model i keq

Sali Berisha dhe Azem Hajdari

Nëse ka një figurë politike, që nuk I shërben për asgjë Partisë Demokratike të kohës së sotme është Azem Hajdari. Gjithë jeta e tij politike, ka qenë një rebelim kundër PD dhe Sali Berishës.

Tetë vitet e tij si politikan, nga vitit 1990 deri më 1998, janë tetë vite të mbushura me beteja vetëm kundër Sali Berishës dhe autoritarizmit të tij në pushtet duke qenë në çdo kohë përkrahës I çdo kritiku dhe kundërshtari të Berishës jo vetëm brenda PD por dhe jashtë saj.

Ai ishte mbështetësi i parë i gazetës “Koha Jonë” kritike e egër e Berishës në atë kohë, mbështetës i të persekutuarëve politik, mbështetës i pronarëve dhe bashkëgrevsitë me ta kundër qeverisë, mbështetës i sindikatave kundër qeverisë derisa në fund të vitit 1996 dhe janar të vitit 1997 e përjashtuan përfundimisht nga PD. 

Në një farë mënyre ka qenë makthi tetëvjeçar Sali Berishës derisa e hoqi qafe. 

Për politikanët e sotëm të PD që Azemin e kanë parë vetëm në fotografi, ai është model I keq.  

Po të bëhen si ai, duhet të përballen me Berishën, duhet të jenë kritikë me të, duhet të bëjnë beteja në Kuvend dhe PD kundër tij, etj. Disidenca brenda PD, është e vetmja gjë politike që mund ti frymëzoj Azemi.  

Kush do të bëhet si Azemi nga këta që janë në PD? Gazmend Bardhi? Ai është gati të bëj autokratikë çdo ditë që i ka shpëtuar goja e ka thënë Babi i Zenit.  

Flamur Noka? Ai  dhe po e pa ëndërr të flas dikush kundër Berishës shkon i kërkon falje të nesërmen, se siç thotë populli “ëndrra janë, ndoshta dalin”. 

Tritan Shehu? SIç patë thënë Azemi për të, sa vet i mblidhen atij në Shesh “Skënderbej”,  atij i mblidheshin kur i binte goma e Makinës në Fan të Mirditës. 

Luçiano Boçi? Ai është gati të rrihet me grushte me ata që guxojnë të bëjnë humor me Berishën. 
E gjithë kupola e sotme politike e PD, është një produkt i tredhur “Anti-Azem” që janë aty pikërisht se nuk janë si Azemi. 

E vetmja që tentoi të imitoj babain ishte Rudina, vajza e tij. Ajo refuzoi të dorëzonte mandatet kur gjithë PD me urdhër të Berishës i dorëzoi dhe I dogji duke parlamenti dhe e shpallën armike, si babain.  

Pastaj më pas dhe pse dënuan djegien e mandateve përsëri e dënuar mbeti Rudina dhe Murrizi që refuzuan ta bënin atë budallallëk duke mos ju bindur partisë. 

Pra çdo kush që tenton ta imitoj Azemin qoftë dhe në distancë në një formë më të zbehtë, ndëshkohet njëso si atëherë  Azemi nga Berisha, I cili e përjashtoi nga PD . 

Kështu që në një farë mënyre homazhet pranë vend vrasjes së Azemit jo vetëm që janë hipokrizi, por janë një gjest politik që bie ndesh me atë që PD bën me debatin potlirik brenda saj. 

Nëse ata vërtet duhet ti frymëzoj Azemi sic thotë Berisha, ata duhet të ngrihen e të përmbysin Berishën. I vetmi moment që ai nuk është ngritur kundër Berishës ka qenë 8 Dhjetori I 1990, kundër Ramiz Alisë, por ai I dërgoi Berishën për ta zbutur dhe prej asaj dite, ai betejën e ka pasur me Berishën. 

Prandaj nëse PD do të nderoj jetën e Azemit duhet të bëj betejë me Berishën si ai.  

Nëse do të nderoj Berishën çfarë I ka bërë Azemit, atëherë shkoni pranë vend vrasjes së Azemit, por jo për ta ngushëlluar, por si triumfator që e keni vrarë për së dyti, për ti treguar se atë që pate kundërshtar është ende gjallë dhe ende në krye të PD, fal atyre. Dhe ia me siguri do kthehet përmbys në varr. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Po shoqërohej nga policia, ‘Hati’ bënte video për Tik Tok

Po shoqërohej nga policia, ‘Hati’ bënte video për Tik Tok