Spahiu në Report Tv: Berisha qesharak! Kur gjykata i jep vulën i quan të pavarura, kur e marrin të pandehur: ‘varen nga Rama’

Sali Berisha është bërë zyrtari më i lartë në historinë e shtetit shqiptar që merret i pandehur për korrupsion. Ish-Presidentit dhe ish Kryeministrit i është komunikuar zyrtarisht akuza në SPAK, ku është ballafaquar edhe me provat.

Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv për emisionin ‘Studio Live’, teksa komentoi zhvillimet politike tha se Berisha është qesharak, pasi kur gjykata i jep vulën i quan ta pavarura, ndërsa kur e marrin të pandehur, thotë se varen nga Edi Rama.

‘Dje ka pasur një çështje tjetër gjyqësore që lidhet me PD-në dhe Berishën. Pse mbështetësit e Berishës nuk ishin dje para gjykatës.

Konsiderohet organizatë kriminale kur lidhet me Berishën. Pse kur jepet një vendim pro Berishës konsiderohet e pavarur, ndërsa kur jepet kundër varet nga Rama. Nëse këto janë organizata kriminale mund t’ja kishin marrë vulën Berishës. Drejtësia do të jepte një vendim të tillë, pse dje ja paska dhënë të drejtën Berishës dhe sot ja paska mohuar. 11 vite pas dorëheqjes si kryetar u detyrua të rikthehej në funksionin e kryetarit.’- tha Spahiu, për gazetarin Arbër Hitaj.

Teksa ka komentuar marrjen të pandehur nga SPAK të Sali Berishës për aferën ‘Partizani’, Spahiu tha me ironi se Berisha ku arrestohen socialistët thotë se ka prova, por për dosjet e tij, thotë se ka vetëm akuza ‘politike’. Juristi nënvizoi Prokuroria e Posaçme e ka favorizuar ish-kryeministrin pasi e ka lënë në arrest shtëpie.

Me tone të larta Spahiu u shpreh se populli shqiptar nuk meriton as këtë qeveri, dhe as këtë opozitë. Spahiu nënvizoi se edhe qeveria edhe opozita janë tagër i hetimit të SPAK dhe se shqiptarët do të meritonin një alternativë të re më të ndershme duke larguar idhujt e tyre të cilët i kanë zhgënjyer.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:22
Ironia e Spahiut për Berishën: Kur arrestohen socialistë, thotë kishte prova! Për dosjet e tij thotë: Akuza politike

Juristi Kreshnik Spahiu teksa ka komentuar marrjen të pandehur nga SPAK të Sali Berishës për aferën ‘Partizani’, tha me ironi se Berisha ku arrestohen socialistët thotë se ka prova, por për dosjet e tij, thotë se ka vetëm akuza ‘politike’. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Spahiu theksoi se Berisha vepron me dy standarde.

‘Pse sa herë që arrestohen të majtët Sali Berisha person deklaron se ka prova dhe kur ka akuza ndaj vetes thotë se janë akuza politike. Unë përsëri gjykoj mbi standardin dhe ky është një standard që askush nuk mund ta anashkalojë.

Për një telefon për një celular janë në arrest me burg. Vepra penale që ka bërë Safet Gjici duke kryer seks në zyrë, është më e rëndë se vepra penale që kryen Berisha? Nëse Safet Gjici është në burg për një marrëdhënie seksualë, Vangjush Dako për një kat shtesë apo Fredi Beleri për 50  mijë lek u hetuan në arrest me burg, pse Berisha dhe dhëndri hetohen në arrest me burg. Duhet të shohim nëse Berisha është i persekutuar apo i favorizuar.’- tha Spahiu, për gazetarin Arbër Hitaj.

Ora 18:16
Spahiu: Imagjinoni sikur socialistët të organizonin protesta para SPAK për çdo arrestim majtas

Duke komentuar protestën e militantëve të Sali Berishës, jashtë dyerve të SPAK, juristi Kreshnik Spahiu, ngriti pyetjen sikur socialistët të protestonin për çdo ministër, deputet apo kryetar bashkie. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Spahiu tha se një nga arsyet që DASH ka shpallur non grata Berishën, është presioni që u bën institucioneve të drejtësisë.

‘Çfarë do të ndodhte sikur socialistët të bënin protestë pas çdo arrestimi të një kryetari bashkie, ministri apo deputeti, pse ne e shikojmë normale protestën vetëm kur ka akuza për Sali Berishën. Një nga arsyet që DASH ka shpallur non grata Berishën është presioni që u bën institucioneve të drejtësisë. Berisha me klanin e tij ushtrojnë presion ndaj drejtësisë dhe institucioneve.’- tha Spahiu

Ora 18:13
Shpërthen Kreshnik Spahiu: Populli shqiptar nuk meriton as këtë qeveri, dhe as këtë opozitë

1726070954_kreshnikspahiu.jpg

Juristi Kreshnik Spahiu me tone të larta thotë se populli shqiptar nuk meriton as këtë qeveri, dhe as këtë opozitë. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Spahiu tha se edhe qeveria edhe opozita janë tagër i hetimit të SPAK. Spahiu tha për gazetarin Arbër Hitaj se shqiptarët do të meritonin një alternativë të re më të ndershme duke larguar idhujt e tyre të cilët i kanë zhgënjyer.

‘Jemi përballë një situatë ku dy subjekte politike gjejnë forma për ta goditur prokurorinë, ky popull nuk e meriton as këtë qeveri dhe as këtë opozitë. Qeveria dhe opozita janë tagër i hetimit të SPAK, kemi një opozitë ku tre liderët e saj, janë në dosje penale dhe në hetim. A e meriton populli shqiptar të ketë një qeveri gjysmë të arrestuar apo në hetim, shqiptarët do të meritonin një alternativë të re më të ndershme duke larguar idhujt e tyre të cilët i kanë zhgënjyer. Këta janë peng i drejtësisë. Këta nuk kanë sovranitet asnjëherë. Njëri lëpihet dhe tjetri i shpall luftë pushtetarëve.’- tha Spahiu.

Ora 18:12
Spahiu: SPAK e favorizon Berishën duke e lënë në shtëpi, të gjithë të akuzuarit për korrupsion në burg

 

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Prokuroria e Posaçme e ka favorizuar Sali Berishën. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Spahiu tha se fakti që nuk janë në arrest me burg, po arrest shtëpie, ka të drejtë që të mendoj se SPAK po e favorizon.

‘Dhëndri është në një akuzë më të rëndë sesa vjehrri, ndërkohë që vjehrri ka qenë në detyrë. Është jo e logjikshme që vjehrri të ketë një akuzë më të lehtë se dhëndri. SPAK e favorizon Sali Berishën, a e favorizon për shkak të frikës për lidhjet që ka Berisha, apo një lloj përkëdhelje politike, kjo i përket një lloj analize tjetër. SPAK jo që nuk e ka persekutuar por e ka favorizuar. Çdo subjekt tjetër që është në akuzë për korrupsion pasiv apo pastrim parash, është në burg. Fakti që nuk janë në arrest me burg, po arrest shtëpie, unë kam të drejtë të them se SPAK e favorizon Berishën. Fakti që e ka vonuan 3-4 vite ka pasur frikë ta vendosë në akuzë. Tregon faktin se Berisha është favorizuar nga SPAK, të dy janë në shtëpi.’- tha Spahiu.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 11/09/2024 19:15

    Kreshnik mire e ke ti po si i behet nje shpellar(me plot kuptimin e fjales) po tall bythen me gjithe qeverine.Nuk mban me uje pilafi,n.q.s shpellari nuk hyn ne burg asnje vote per PS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki