Mero Baze: Problemi është pse i thotë martesë një kontrate politike?

Mero Baze: Problemi është pse i thotë martesë një kontrate politike?

Degradimi publik që Ilir Meta po i bën një çështje tërësisht private siç është divorci, tregon shumë në të vërtetë se si ka qenë martesa. Divorci është një vendim tërësisht privat dhe fuqia e një çifti në divorc është ta mbajnë atë si çështje private, edhe kur dikush do ta bëjë çështje publike.

Ilir Meta po bën të kundërtën. Ai po e përdor divorcin, për halle personale, politike dhe juridike.

Arsyetimi i tij publik se është ndarë nga gruaja, pasi ajo ka folur në SPAK, edhe pse shkakton të qeshura, në të vërtetë është shumë mizor, pasi do t’u tregojë të gjithëve, që gruan nuk e ka pasur grua, as nënë të fëmijëve, por besnike politike për të mos dëshmuar për problemet e tij me ligjin. Dhe fakti që ajo ka bashkëpunuar me drejtësinë përbën për të një arsye për t’u ndarë.

Në fakt, nëse ata kanë pas marrëveshje të tillë mafioze, ai mund të thoshte lirshëm që Monika dhe duhet vrarë, pasi ai është ndëshkimi i mafies për ata që flasin.

Por fakt që Ilir Metës i duhet ky divorc, vetëm për ta përdorur politikisht kundër drejtësisë, tregon se nuk ka qenë martesë. 

Siç ka përdorur politikisht lidhjen me Monikën, kur ishin në FRESSH, apo bashkëpunimin me të në politikë në gjithë krizat e tij, tani në krizën më të madhe të jetës së tij, që është një përzierje e krizave psikike, juridike dhe politike, po përdor divorcin me të po për hallet e veta. 

Pra e gjithë martesa e tij ka qenë një përdorim politik, dhe e parë kështu nuk është ndonjë dramë që ai po për arsye politike e ndan.

Puna është pse e quan martesë.

Se ky nuk po ndahet si një burrë me gruan e tij, por ky po ndahet  fjala vjen siç është ndarë me Edi Ramën apo Sali Berishën rregullisht, apo siç ndahet Shpëtim Idrizi me Ramën apo Berishën në varësi të fjalime për çështjen çame. 

I vetmi ndryshim është se ky është rikthyer disa herë tek ata që është ndarë politikisht. Ndaj nëse Monika nuk ikën nga politika, ka shans të kthehet. Se në fund të fundit, politikë është, jo martesë./ Tema

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • filip: 22/06/2024 11:50

    Çdo gjë është mashtrim e bëjnë për të fshehur vjedhjet e mëdha,e njëjta gjë është dhe me malokun Bes Kallaku qe kërkojnë të fshehin pronat e Like floririt...

    Përgjigju
  • Edi: 22/06/2024 11:42

    Mjafton ky lajm per keta dy sharlatane per te kuptuar se cfare partie perfaqesojne,cfare kryeministri apo presidenti ka pasur shqiperia

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 22/06/2024 10:54

    Si ka mundësi që një njeri i këti niveli e karakteri kaq të ulët të ket qen në krye të shtetit Shqiptar. Një njeri i till si Ilir Meta nuk meriton të jet as roje rushi

    Përgjigju
  • Hë se: 22/06/2024 09:24

    Me ata të tjerët nuk ishte martuar në gjendjen civile si me Monikën. Pasuritë i ka me Monikën jo me ata të tjerët. Monika fëmijët i ka ba me këtë jo me ata të tjerët.

    Përgjigju
  • Ikor: 22/06/2024 08:54

    Njërit i keni dhënë rolin e dritares, tjetrit të divorcuesit. Populli i lini gjithmonë të bëjë spektatorin. Nuk i ha njeri këto mashtrime diletanteske

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Historike, Gjeorgjia mposht 2-0 Portugalinë dhe kalon në 1/8 si debutuese! Turqia fiton 2-1 me Çekinë, çekët presin biletën për në Pragë

Euro 2024/ Historike, Gjeorgjia mposht 2-0 Portugalinë dhe kalon në 1/8 si debutuese! Turqia fiton 2-1 me Çekinë, çekët presin biletën për në Pragë