Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe siç duket në këtë mënyrë merr fund edhe romanca me Ronaldon . Ish e dashura e futbollistit dhe aktori i mirënjohur janë në një lidhje romantike që nga pranvera e vitit 2015.
 
Dyshimet se modelja është shtatzënë lindën pas shfaqjes së parë të Shayk për sfilatën e Victoria’s Secret. Sipas mediave mendohet që Irina edhe pse në 3 mujorin e dytë të shtatzënisë pati një performancë të shkëlqyer.
 
Aktori dhe modelja janë përpjekur që ta mbajnë sa më private marrëdhënien e tyre ndërsa dashuria për njëri-tjetrin ka qenë gjithmonë e më e qartë. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com