Në të gjithë botën është ngulitur prej shekujsh në memorjen e njerëzimit përcaktimi i Konfucit: “Pasuria e shtetit është drejtësia”. Kohë më kohë, zhvillimi progresiv i shumë shteteve të konsoliduara nxorri në dukje vlerat e kësaj aksiome, duke e shndërruar atë (veçanërisht në ditët e sotme) në një postulat, që s’ka më nevojë për vërtetim. Konceptimi i ndryshëm i këtyre vlerave nga qeveritarët e disa vendeve, aq më keq veprimi i kundërt i tyre me mesazhin që përcjellin ato, popujt i lënë në batakun e varfërisë dhe mjerimit. Kjo panoramë e trishtuar është konstatuar edhe te ne qysh në fillimet e periudhës postkomuniste, në të cilën ngjyrat e përdorura vizitori britanik, Robert Carver i kërkonte te “një shtet lypësisht të korruptuar”.
Ndonëse qysh atëhere, ky shtet pranoi të ngrinte një bashkëpunim të ngushtë me SHBA dhe Shtetet e zhvilluara të Europës, duke u hapur kështu kundrejt Perëndimit, deri tani nuk mund të thuhet që ajo panorama është zëvendësuar me ndonjë të re. Dhe kjo, me të drejtë vlerësohet të ketë ndodhur, sepse elitat politike e shkërmoqën me entusiazëm dhe konseguencë të pashembullt të gjithë pasurinë kombëtare për interesa ngushtësisht vetjake, ndërsa ndihmat e mëdha financiare nga jashtë përfunduan në xhepa të shpuar.
Po shteti si reagonte? Përballë kësaj gjendjeje ai mori me shumë mjeshtëri dhe në vazhdimësi trajtat e strucit që fsheh kokën në rërën e florinjtë të venomeve private, kur gjithkush prisnte të shihte apo përjetonte vezët dhe vrapin e vrrullshëm të tij. Por, nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse elitat politike u kujdesën qysh me formimin e tyre që jo vetëm të ushqeheshin me rryshfete të majme për dhënie tenderash dhe konçesionesh, por edhe të edukonin nën shembullin e vet punonjësit e administratës publike, se nuk mund të jetonin dot pa korrupsion. Dhe kështu, Shqipëria në gjithë treguesit, pra në termat e cilësisë së institucioneve, të korrupsionit, të shtetit të së drejtës, të integrimit në ekonominë botërore etj, vlerësimet i ka pasur në vazhdimësi poshtë edhe vendeve të tjera në tranzicion.
Me këtë frymë, këto elita ia dolën me sukses t’i vinin kazmën edhe pasurisë së shtetit – drejtësisë, nëpërmjet formimit të një korpusi gjyqtarësh e prokurorësh, shumica e të cilëve pasi kanë mbaruar kurset përkatës apo përfunduar studimet e larta të fushës, edhe nëse mund t’i kenë kapërxyer ledhet e mediokritetit që nuk njeh përgjegjësinë profesionale të juristit, çuditërisht kanë vënë brenda pak vitesh një pasuri të pabesueshme. Ndonëse pagat mujore të kësaj kategorie zyrtarësh mesatarisht nuk i kalojnë të 600-700 eurot, një shumë e tillë në plot raste nuk mjafton as për të shlyer faturat nominale të telefonave celular.
Pa folur pastaj për automobilat luksozë me të cilat ata udhëtojnë çdo ditë edhe brenda qyteteve, për përballimin e shpenzimeve të arsimimit të fëmijve të tyre në shkollat nga më të kushtueshme brenda dhe jashtë vendit, për pushimet e tyre dhe të familjarëve të vet në vendet nga më relaksuese. Ndërkohë që deklarimet e pasurive i kanë lënë thjeshtësisht mbresëlënëse.
E pra, me këto kushte gjyqtarë dhe prokurorë kanë zgjedhur ta vendosin korrupsionin e tyre në simbiozë me atë të elitave politike, duke u shërbyer reciprokisht interesave personale. Ndryshe, ushtrimi i profesionit kurdoherë në urdhërim të Kushtetutës dhe ligjit mund të shkaktonte ndëshkimin e pushtetarëve të çdo mandature. Kurse këta, që të mos i gjente gjëma, gjyqtarëve ua kanë rrëmbyer çekanin për t’i mbajtur nën kontroll dhe kërcënim.
Ndonëse, efektet e kësaj simbioze torturuese i ka ditur dhe provuar në vetvete shumica e popullsisë së këtij vendi, të tërë ata shtetas që kanë sy e veshë, që kanë zemër dhe hallë, që kanë arësye dhe ndërgjegje, çka i ka bërë të mos rreshtin së kërkuari drejtësi, kur Shqipëria me asistencën e ndërkombëtarëve plotësonte gjithnjë e më shumë kornizën ligjore për të luftuar korrupsionin, si kosto shumë e lartë për mbarë shoqërinë.
Mirëpo, struci përsëri e përsëri ka fshehur kokën. Për shembull, një ish kryetare e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, e ngritur në këtë post nga simulimi që i bënte figurës së saj Partia Demokratike, nuk një intervistë të publikuar më 30 gusht 2010 në Trasition Online, pyetjes se çfarë mendonte për korrupsionin në gjyqësor, kur 60 për qind e shqiptarëve nuk besojnë në këtë sistem, iu përgjigj: “Ajo çka është negative shpërndahet menjëherë. Ajo çka është pozitive nuk është shumë interesante dhe mezi shpërndahet. Unë jam Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë.
Përse askush nuk më është afruar mua me fakte konkrete dhe emrin e gjyqtarit që gjoja është korruptuar?”. Këto tha ajo, që prej disa kohësh e ka përfunduar mandatin e saj, por që ka lënë në gjyqësor edhe plot të tjerë të kallëpit të vet, të cilët gjatë simbiozës së shumëpërfolur e kanë bërë “rrush e kumbulla” pasurinë e shtetit. Derisa populli ia dha votat me një shumicë dërmuese të majtës së reformuar.
Në këtë situatë, kur shpresën e tij për Rilindje filluan ta konkretizojnë mediat e pavarura, veç të tjerash, nëpërmjet transmetimeve të fundit të odisesë së një familjeje pukjane, një “Union i gjyqtarëve të Shqipërisë” u shpreh që prirja për të përgjithësuar korrupsionin në drejtësi e bën tepër të kompromentuar misionin investigues të medias, dhe se kjo po shfrytëzokërka rastet për një fushatë populiste kundër gjyqësorit dhe gjyqtarëve. Në të njëjtën gjatësi vale u shpreh edhe një ish ministër i Drejtësisë së pushtetit të vjetër, që e quajti një prej videove të transmetuara si abuzive, duke akuzuar për këtë publikisht mazhorancën e re.
Dhe këto deklarata u fshehën pas emrit të papërgojuar deri tani për korrupsion të një ish gjyqtari kushtetues dhe tash së fundit kreu i gjyqësorit të juridiksionit të zakonshëm, Xhezair Zaganjarit, i cili pas dy ditësh i zbuloi vetë “mbrojtësit” e tij gjatë një bashkëbisedimi të gjatë me gazetarët. “A ka raste korrupsioni në Drejtësi? Sigurisht që po!” – tha ai, pa harruar t’i krahasojë seancat gjyqësore në gjykatat e vendit si ankande apo tendera.
Kështu pra, midis të thënave apo pohimeve të një ish kryetareje të Gjykatës së Lartë dhe të kryetarit aktual të këtij organi, që duhet të mbikqyrë dhe të mbrojë pasurinë e shtetit, fillimi i një klime ndryshimi po ndjehet fare qartë. I një klime, agjentët më të rëndësishëm të së cilës po bëhen vetë shqiptarët. Dhe, ky rol nuk ka asgjë të përbashkët me të ashtuquajturin ‘populizëm’. Jo, nuk ka asgjë të përbashkët me ‘të, përderisa në Shqipëri korrupsioni që ka pushtuar drejtësinë është më tepër shqetësues se sa pikat e dobëta të çdo institucioni tjetër njerëzor. Dhe, me zhvillimin progresiv të jetës, e mira mbetet themeli mbi të cilin ndërtohen struktura të reja, ndërsa e keqja hidhet poshtë dhe flaket në laboratorin e viteve.
Shkrimi u publikua sot (05.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com